Masa sigurie

Para se të përdorni kondicionerin tuaj të ri, ju lutemi lexoni këtë manual për t’u siguruar se dini të përdorni në mënyrë të sigurt dhe efikase veçoritë gjithëpërfshirëse dhe funksionet e pajisjes tuaj të re.

Për shkak se udhëzimet operative në vijim përfshijnë modele të ndryshme, karakteristikat e kondicionerit tuaj mund të ndryshojnë pak nga ato që janë përshkruar në këtë manual. Nëse keni ndonjë pyetje, telefononi qendrën më të afërt apo kërkoni ndihmë dhe informata online në www.samsung.com.

Simbole të rëndësishme të sigurisë dhe masat paraprake:

Veprimet e rrezikshe ose të pasigurta mund të shkaktojnë

PARALAJMËRIM

lëndime të ndryshme ose vdekje.

Veprimet e rrezikshe ose të pasigurta mund të shkaktojnë

KUJDES

lëndime të vogla personale apo dëmtime të pronave.

Ndiqni udhëzimet.

Shkëputni energjinë elektrike.

MOS u përpiqni.

MOS e çmontoni.

Sigurohuni që makineria është e tokëzuar për të parandaluar ndonjë

goditje elektrike.

 

PËR INSTALIMIN

PARALAJMËRIM

Përdorni linjën elektrike me specifikimet e energjisë së produktit ose më të lartë dhe përdorni linjën elektrike vetëm për këtë pajisje. Përveç kësaj, mos përdorni një kordon shtesë.

Përdorimi i kordonit shtesë mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos përdorni transformator elektrik. Mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Nëse kushtet e tensionit/amperit/normës janë të ndryshme, mund të shkaktohet zjarr.

Instalimi i kësaj pajisje duhet të bëhet nga një teknik i kualifikuar apo kompani shërbimi.

Nëse nuk veprohet kështu, kjo mund të shkaktojë shkarkesa elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me produktin ose lëndime dhe mund të shmangë garancinë mbi produktin e instaluar.

Instaloni një Çelës Izolimi pranë Kondicionerit të Ajrit (por jo mbi panelet e Kondicionerit të Ajrit) dhe automat të dedikuar vetëm për kondicionerin.

Nëse nuk veprohet kështu mund të shkaktohen goditje elektrike ose zjarr.

Fiksojeni njësinë e jashtme në mënyrë që pjesa elektrike e saj të mos ekspozohet.

Nëse nuk veprohet kështu, kjo mund të shkaktojë shkarkesa elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me produktin.

Shqip-4

A3050 RB_IB&IM_DB68-04544A_SQ-03.indd 4

2014/8/5 15:57:08

Page 4
Image 4
Samsung AR09HQFSBWKNRB, AR12HQFSBWKNRB Masa sigurie, Ndiqni udhëzimet, MOS u përpiqni MOS e çmontoni, Goditje elektrike