Mos e instaloni këtë pajisje afër ndonjë pajisjeje ngrohëse, materiali ndezës. Mos e instaloni këtë pajisje në një vend të lagësht, vajor apo me pluhur, në një vend të ekspozuar ndaj dritës së diellit dhe shiut. Mos e instaloni këtë pajisje në një vend ku mund të ketë rrjedhje gazi.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Kurrë mos e instaloni pajisjen në një vend si për shembull lart në mur ku mund të bjerë.
Nësë njësia e jashtme bie, mund të shkaktohen dëmtime, vdekje ose dëmtime të pronës.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet në mënyrë të rregullt. Mos e tokëzoni këtë pajisje në ndonjë tub gasi, tub plastik uji, apo linjë telefonike.
Në rast të kundërt mund të shkaktohet goditje elektrike, zjarr dhe shpërthim.
Sigurohuni që të përdorni një prizë energjie me tokëzim.
PËR INSTALIMIN |
|  KUJDES |
|
Instaloni pajisjen tuaj në vend të sheshtë dhe me nivel ku mund të mbahet pesha e saj.
Nëse nuk veprohet kështu mund të shkaktohen vibrime të panevojshme, zhurma ose probleme me produktin.
Instaloni tubin kullues në mënyrën e duhur që uji të kullojë siç duhet.
Nëse nuk veprohet kështu mund të shkaktohet rrjedhje uji dhe dëmtime të pronës. Mos e lidhni shkarkimin me ujërat e zeza pasi mund të shfaqen erëra të këqija në të ardhmen.
Kur instaloni njësinë e jashtme, sigurohuni që të keni lidhur tubin e kullimit në mënyrë që rrjedhja të kryhet siç duhet.
Uji i nxjerrë gjatë operacionit të nxehjes nga njësia e jashtme mund të derdhet dhe të shkaktojë dëmtime të pronës.
Veçanërisht, në dimër, nëse bie ndonjë copë akulli, mund të shkaktohen lëndime, vdekje apo dëmtime të pronës.
PËR FURNIZIMIN ME |
|  | PARALAJMËRIM |
| |||
ENERGJI |
| ||
|
|
|
Kur çelësi elektrik dëmtohet, kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit.
Mos e tërhiqni apo përkulni më shumë se ç’duhet linjën elektrike. Mos e përdridhni apo rrotulloni linjën elektrike. Mos e shtrëngoni linjën elektrike në një objekt metalik, vendosni një objekt të rëndë mbi linjën elektrike, vendosni një linjë elektrike midis objekteve, apo shtyni linjën elektrike në hapësirën prapa pajisjes.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Shqip-5
01 PËRGATITJA
A3050 RB_IB&IM_DB68-04544A_SQ-03.indd 5
2014/8/5 15:57:08