garancia dhe shërbimi

PYETJET QË BËHEN MË SHPESH DHE ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Mund të ndodhë një problem si pasojë e një gabimi të vogël që ju mund ta korrigjoni vetë me ndihmën e udhëzimeve të mëposhtme. Mos u përpiqni të bëni rregullime të mëtejshme nëse udhëzimet e mëposhtme nuk ndihmojnë në secilin rast specifik.

Riparimet e pajisjes duhet të kryhen vetëm nga një teknik i kualifikuar shërbimi. PARALAJMËRIM Riparimet e papërshtatshme të kryera mund të rezultojnë në rrezik të madh për përdoruesin. Nëse pajisja juaj ka nevojë për riparim, ju lutemi kontaktoni me

qendrën tuaj të shërbimit ndaj klientit.

Çfarë duhet të bëj nëse zonat e gatimit nuk po funksionojnë?

Kontrolloni mundësitë e mëposhtme:

šSiguresa në rrjetin e shtëpisë (kutia e siguresës) është e paprekur. Nëse siguresat bëjnë qark të shkurtër disa herë, thërrisni një elektricist të autorizuar.

šPajisja është ndezur ashtu siç duhet.

šTreguesit e kontrollit në panelin e kontrollit ndriçojnë.

šZona e gatimit është e ndezur.

šZonat e gatimit janë të vendosura në cilësimet e dëshiruara të nxehtësisë.

Çfarë duhet të bëj nëse zonat e gatimit nuk ndizen?

Kontrolloni mundësitë e mëposhtme:

šKa kaluar një periudhë prej më shumë se 10 sekondash midis kohës kur butoni Ndezur/ Fikur u aktivizua dhe kohës kur zona e dëshiruar e gatimit ndizet (shihni paragrafin “Ndezja e pajisjes”).

šPaneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një copë e njomë ose nga një lëng.

Çfarë duhet të bëj nëse treguesi përveç atij të nxehtësisë së mbetur zhduket papritmas?

Kjo mund të jetë rezultat i një prej dy mundësive:

šSensori Ndezur/Fikur është aktivizuar aksidentalisht.

šPaneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një copë e njomë ose nga një lëng.

Çfarë duhet të bëj nëse pasi të jenë fikur zonat e gatimit, nuk tregohet nxehtësia e mbetur në ekran?

Kontrolloni mundësinë e mëposhtme:

šZona e gatimit u përdor vetëm për pak kohë dhe si rezultat nuk u nxeh mjaftueshëm. Nëse zona e gatimit është e nxehtë, ju lutemi telefononi qendrën e shërbimit ndaj klientit.

Çfarë duhet të bëj nëse zona e gatimit nuk ndizet ose nuk fiket?

Kjo mund të jetë si pasojë e një prej mundësive të mëposhtme:

šPaneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një copë e njomë ose nga një lëng.

šKyçi për mbrojtjen e fëmijëve është i ndezur.

Çfarë duhet të bëj nëse ekrani është i ndriçuar?

Kontrolloni si më poshtë:

šPaneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një copë e njomë ose nga një lëng. Për ta rivendosur prekni sensorin “Ndezur/Fikur” të kontrollit.

garancia dhe shërbimi _31

GARANCIA DHE SHËRBIMI

CTN464KC01_BOL_DG68-00454A-01_SQ_121018.indd 31

!"#!$#"$#%&&& &'(#%(*)

Page 31
Image 31
Samsung CTN464KC01/BOL manual Garancia dhe shërbimi