KARAKTERISTIKAT KRYESORE TË PAJISJES SUAJ
šSipërfaqja e gatimit prej xhami qeramike : Pajisja ka një sipërfaqe gatimi prej xhami qeramike dhe katër zona gatimi me reagim të shpejtë.
šSensorët e kontrollit me prekje : Pajisja juaj funksionon duke përdorur sensorët e kontrollit me prekje.
šPastrim i lehtë : Avantazhi i sipërfaqes së gatimit prej xhami qeramike dhe e sensorëve të kontrollit qëndron në mundësinë e tyre për t'u pastruar. Sipërfaqja e sheshtë dhe e lëmuar është e lehtë për t'u pastruar.
šSensori Ndezur/Fikur : Sensori i kontrollit “Ndezur/Fikur” i siguron pajisjes një çelës spine të veçantë. Duke e prekur këtë sensor, mund të ndizet ose të fiket plotësisht furnizimi me energji.
šTreguesit e kontrollit dhe të funksionit : Ekranet dixhitale dhe dritat e treguesit japin informacion për cilësimet dhe për funksionet e aktivizuara si dhe për prezencën e një nxehtësie të mbetur në zona të ndryshme të gatimit.
šOpsioni i fikjes për siguri : Opsioni i fikjes për siguri garanton që zonat e gatimit të fiken automatikisht pas një periudhe kohe nëse cilësimi nuk është ndryshuar.
šTreguesi i nxehtësisë së mbetur : Nëse zona e gatimit është aq e nxehtë sa rrezikon djegie, shfaqet në ekran ikona për nxehtësinë e mbetur.
šRritja e energjisë : Përdoreni këtë funksion për të nxehur përmbajtjet në tigan më shpejt se sa niveli maksimal i fuqisë "". (Afishimi do të tregojë "".)
šPërcaktuesi automatik i tiganëve : Çdo zonë gatimi përfshin një sistem automatik për përcaktimin e tiganëve, i cili është i kalibruar në atë mënyrë që të dallojë tiganët me diametër pak më të vogël se zona e gatimit. Tiganët duhet të vendosen gjithmonë në qendër të secilës zonë gatimi. Dhe duhet të përdorni enë të përshtatshme gatimi.
šEkranet dixhitale : Katër fushat e afishimit i korrespondojnë katër zonave të gatimit. Aty shfaqet informacioni i mëposhtëm.
- pajisja është ndezur,
- sipas , cilësimeve të zgjedhura të nxehtësisë,
- nxehtësia e mbetur,
- kyçi i mbrojtjes së fëmijëve; dhe
- mesazh gabimi, butoni i sensorit me prekjes është prekur për më shumë se 8 sekonda.
- mesazh gabimi, kur pllaka e sobës është mbinxehur për shkak të funksionimit jonormal. (shembull: funksionimi me enë gatimi bosh)
- mesazh gabimi, ena e gatimit është e papërshtatshme ose tepër e vogël ose në zonën e gatimit nuk është vendosur asnjë enë gatimi.
šMbajtja e ngrohtë : Përdoreni këtë funksion për të mbajtur ushqimin të ngrohtë. (Afishimi do të tregojë " ".)
šZierja e ujit : Përdoreni këtë funksion për të zierë ujin. (Afishimi do të shfaqë " ".) Pas përfundimit, zona e gatimit do të ulet automatikisht në një nivel më të ulët fuqie.
Përdorni funksionin e zierjes së ujit vetëm për të nxehur ujin. Mos e lini asnjëherë PARALAJMËRIM pllakën e sobës të pambikëqyrur gjatë përdorimit. Kjo mund të rezultojë në zjarr.
šZgjedhësi i zonës së urëzuar në tërësi : Përdoreni këtë funksion për të shpërndarë zonën e gatimit në të gjithë anën e djathtë.
18_ pjesët dhe karakteristikat
!"#!$#"$#%&&& &'(#%(*"