Samsung CTN464KC01/BOL manual #1234156/%$*7$#1891#!##%== #!$#$#%&&& &#%+

Models: CTN464KC01/BOL

1 72
Download 72 pages 48.79 Kb
Page 9
Image 9

Sasitë e vogla të ushqimit kërkojnë një kohë më ë shkurtër gatimi ose ngrohjeje. Nëse lejohen kohët e zakonshme të gatimit, ato mund të mbinxehen dhe të digjen.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

Derdhjet mbi kapak duhet të pastrohen para se të hapet dhe sipërfaqja e pllakës së sobës duhet lënë të ftohet para se të mbyllet kapaku (Vetëm modeli me kapak).

Mos qëndroni mbi pajisje ose mos vendosni objekte (si rroba, mbulesë për pllakë sobe, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, gatime, kimikate, objekte metalike, etj.) mbi pajisje.

-Kjo gjë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim. Mos e përdorni pajisjen me duar të njoma.

-Kjo gjë mund të rezultojë në goditje elektrike.

Mos hidhni substanca avulluese mbi sipërfaqen e pajisjes si për shembull insekticide.

-Përveçse janë të dëmshme për njerëzit, ato mund të rezultojnë në goditje elektrike, zjarr ose probleme me kompjuterin.

Mos e vendosni pajisjen mbi një objekt delikat, si lavaman ose objekt prej qelqi.

-Kjo gjë mund të rezultojë në dëmtim të lavamanit ose të objektit prej qelqi. Kujdes kur të hiqni mbështjellësen e ushqimit të sapodalë nga pajisja.

-Nëse ushqimi është i nxehtë, kur të hiqni mbështjellësen, mund të çlirohet një sasi avulli në mënyrë të menjëhershme dhe mund të digjeni.

Mos e hiqni nga spina duke e kapur nga kordoni elektrik, por kapeni gjithmonë nga spina fort dhe tërhiqeni prej prizës.

- Dëmtimi i kordonit mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

Pajisjet nuk janë parashikuar të përdoren nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm ose nëpërmjet një sistemi të komandimit në distancë.

Mos ia ngulni sytë elementeve të pllakës së sobës (Vetëm modeli që ka të instaluar llamba halogjeni).

Pas përdorimit, fikeni elementin e pllakës së sobës me anë të kontrollit dhe mos u mbështesni te detektori i tiganit (Vetëm modeli që ka të instaluar detektor tigani).

SHENJAT E RËNDËSISHME PARALAJMËRUESE PARALAJMËRIM LIDHUR ME PASTRIMIN

Mos e pastroni pajisjen duke hedhur ujë drejtpërdrejt mbi të.

Mos përdorni benzol, hollues apo alkool për të pastruar pajisjen.

-Kjo gjë mund të rezultojë në çngjyrosje, deformim, dëmtim, goditje elektrike ose zjarr. Para se bëni pastrimin ose mirëmbajtjen e saj, hiqeni pajisjen nga priza në mur.

-Moszbatimi i kësaj mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

Për të qenë të sigurt, mos përdorni pastrues me ujë me presion të lartë ose me avull me presion.

UDHËZIMET E SIGURISË

udhëzimet e sigurisë _9

,-.)/)0,"#1234156/%$"")*)7$"#1891#!#"#%:;<==&&&'

!"#!$#"$#%&&& &'(#%()+

Page 9
Image 9
Samsung CTN464KC01/BOL manual #1234156/%$*7$#1891#!##%== #!$#$#%&&& &#%+