Samsung CTN464KC01/BOL manual Kujdes Shenjat PËR Kujdesin Gjatë Përdorimit

Models: CTN464KC01/BOL

1 72
Download 72 pages 48.79 Kb
Page 8
Image 8

Mos futni gishtat, substancat e huaja ose objektet metalike siç janë kapëset ose gjilpërat te spina, priza dhe te vrimat. Nëse futen substanca të huaja te ndonjëra prej këtyre vrimave, hiqeni spinën nga priza në mur dhe kontaktoni ofruesin tuaj të produktit ose qendrën më të afërt të shërbimit.

- Moszbatimi i kësaj mund të rezultojë në goditje elektrike ose lëndim.

Mos e mbushni ASNJËHERË enën deri në grykë dhe zgjidhni një enë që të jetë më e gjerë në fillim se sa në fund për të shmangur derdhjen e lëngjeve. Shishet me grykë të hollë mund të shpërthejnë gjithashtu nga mbinxehja.

Mos e nxehni KURRË biberonin me pjesën e kapëzës të vendosur në të, pasi shishja mund të shpërthejë nga mbinxehja.

Mos e zhytni kabllon elektrike ose spinën në ujë dhe mbajeni kabllon elektrike larg sipërfaqeve të nxehta.

Mos e vini pajisjen në punë nëse e ka kabllon ose spinën të dëmtuar.

PARALAJMËRIM: Lëngjet dhe ushqimet e tjera nuk duhet të nxehen në enë të vulosura pasi kanë tendencë të shpërthejnë.

Mos u përpiqni ta riparoni, ta çmontoni ose ta modifikoni pajisjen vetë.

-Mos përdorni asnjë siguresë (prej bakri, metali, etj.) përveçse siguresës standarde.

-Kur kërkohet riparim ose riinstalim i pajisjes, kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të shërbimit.

-Moszbatimi i kësaj mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.

Nëse në pajisje hyn substancë e huaj si për shembull uji, hiqeni spinën elektrike dhe kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të shërbimit.

- Moszbatimi i kësaj mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

Nëse pajisja juaj përmbytet, ju lutemi kontaktoni me qendrën tuaj të shërbimit ndaj klientit. - Moszbatimi i kësaj mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

Nëse pajisja bën një zhurmë të çuditshme, nëse lëshon një aromë djegieje, hiqeni menjëherë spinën dhe kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të shërbimit.

- Moszbatimi i kësaj mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

KUJDES SHENJAT PËR KUJDESIN GJATË PËRDORIMIT

Kini kujdes pasi pijet ose ushqimi mund të jenë shumë të nxehta pas ngrohjes së tyre.

-Sidomos kur të ushqeni fëmijët, kontrolloni që të jetë ftohur mjaftueshëm. Tregoni kujdes kur të ngrohni lëngjet si ujin ose pije të tjera.

-Shmangni përdorimin e enëve rrëshqitëse me grykë të ngushtë.

-Moszbatimi i kësaj mund të rezultojë në derdhje të papritur të përmbajtjeve dhe mund të shkaktojë djegie.

Mos e prekni ushqimin ose një pjesë të tij gjatë ose menjëherë pas gatimit.

-Përdorni doreza gatimi pasi mund të jetë shumë i nxehtë dhe mund të digjeni. Në rast se sipërfaqja ka pësuar krisje, fikeni pajisjen me anë të çelësit.

-Moszbatimi i kësaj mund të rezultojë në goditje elektrike.

8_ udhëzimet e sigurisë

CTN464KC01_BOL_DG68-00454A-01_SQ_121018.indd 8

!"#!$#"$#%&&& &'(#%()+

Page 8
Image 8
Samsung CTN464KC01/BOL manual Kujdes Shenjat PËR Kujdesin Gjatë Përdorimit