KONTROLLI I TEMPERATURËS

KONTROLLI I TEMPERATURËS SË NGRIRËSIT

Temperatura e ngrirësit mund të vendoset ndërmjet -14°C (8°F) dhe -25ºC (-14°F) për t'iu përshtatur nevojave tuaja të veçanta. Shtypni vazhdimisht butonin e ngrirësit derisa në ekranin e temperaturës, të tregohet temperatura e dëshiruar. Mbani parasysh se ushqimet si p.sh. akullorja mund të shkrijnë në -16ºC (4°F).

Ekrani i temperaturës do të lëvizë në sekuenca nga -14°C (8°F) dhe -25ºC (-14°F). Kur ekrani të arrijë -14ºC (8°F), ai do të fi llojë përsëri në -25ºC (-14°F). Pesë sekonda pasi është vendosur temperatura e re, ekrani do të shfaqë sërish temperaturën aktuale të ngrirësit. Sidoqoftë, ky numër do të ndryshojë sepse ngrirësi i përshtatet temperaturës së re.

Mbrojtëset e sipërme dhe të poshtme në ngrirësin e këtij modeli janë në seksionet me dy yje, pra temperatura në seksionet me dy yje janë pak më të larta sesa në dhomëzat e tjera të ngrirësit.

KONTROLLI I TEMPERATURËS SË FRIGORIFERIT

Temperatura e frigoriferit mund të vendoset ndërmjet 7ºC (46°F) dhe 1ºC (34°F) për t'iu përshtatur nevojave tuaja

të veçanta. Shtypni vazhdimisht butonin e frigoriferit derisa në ekranin e temperaturës, të tregohet temperatura e dëshiruar. Procesi i kontrollit të temperaturës për frigoriferin funksionon njësoj si procesi i ngrirësit. Shtypni butonin e frigoriferit

për ta vendosur temperaturën e dëshiruar. Pas pak sekondash, frigoriferi do të fi llojë të gjurmojë temperaturën e vendosur rishtas. Kjo do të pasqyrohet në ekranin dixhital.

Temperatura e ngrirësit ose e frigoriferit mund të rritet nga hapja shumë e shpeshtë e dyerve ose nëse në secilën anë vendoset një sasi e madhe me ushqim të ngrohtë ose të nxehtë.

Kjo mund të shkaktojë pulsimin e ekranit dixhital. Pasi ngrirësi dhe frigoriferi të kthehen në temperaturat e tyre normale të vendosura, pulsimi do të ndalet.

Nëse pulsimi vazhdon, mund t'ju duhet ta "rivendosni" frigoriferin.

Provoni ta hiqni pajisjen nga priza, prisni rreth 10 minuta dhe pastaj vendoseni përsëri në prizë.

PËRDORIMI I SHPËRNDARËSIT TË AKULLIT DHE I UJIT TË FTOHTË

Shtypni butonin e llojit të akullit për të zgjedhur llojin e akullit që dëshironi

Pa akull

Zgjidhni këtë nëse doni që të çaktivizoni prodhuesin e akullit

Akulli prodhohet në kuba. Kur zgjidhni "Crushed" (të shtypur), prodhuesi i akullit i grin kubat e akullit në akull të shtypur.

Shpërndarja e akullit

Vendoseni gotën poshtë daljes së akullit dhe shtyjeni lehtë levën e shpërndarësit të akullit me gotë. Sigurohuni që gota të jetë në një nivel me shpërndarësin, që të parandaloni kërcimin e akullit jashtë.

Përdorimi i shpërndarësit të ujit

Vendosni një gotë poshtë daljes së ujit dhe shtyjeni lehtë levën e shpërndarësit të ujit me gotë. Sigurohuni që gota të jetë në një nivel me shpërndarësin, që të parandaloni spërkatjen nga uji.

përdorimi _17

02 PËRDORIMI

DA99-02318R(0.3).indb 섹션2:17

2012.10.6 12:29:7 PM

Page 161
Image 161
Samsung RSH5PTTS1/EUR, RSH5PTPN1/EUR Kontrolli I Temperaturës, Përdorimi I Shpërndarësit TË Akullit DHE I Ujit TË Ftohtë