SHENJA TË RËNDËSISHME PARALAJMËRUESE PËR

PARALAJMËRIM INSTALIMIN

Mos e instaloni frigoriferin në një vend me lagështi ose ku mund të bjerë në kontakt me ujin.

-Dëmtimi i izolimit të pjesëve elektrike mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos e vendosni këtë frigorifer në dritë të drejtpërdrejtë të diellit ose mos e ekspozoni ndaj nxehtësisë së sobave, ngrohëseve të dhomës ose pajisjeve të tjera.

Mos vendosni disa pajisje në të njëjtin bllok prizash.

Frigoriferi duhet që të vendoset gjithmonë në prizën e tij individuale, me tension nominal që

përputhet me atë në pllakën e klasifi kimeve. - Kjo ofron performancën më të mirë dhe

parandalon gjithashtu mbingarkimin e qarqeve të kabllove elektrike në shtëpi, të cilat mund të shkaktojnë rrezik zjarri nga kabllot e tejnxehur.

Nëse priza në mur është e liruar, mos e fusni spinën. - Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.

Mos përdorni kordon që ka çarje ose dëmtim nga gërryerja përgjatë trupit ose në secilin skaj.

Mos e përkulni shumë kordonin elektrik ose mos vendosni sende të rënda sipër tij.

Mos përdorni aerosol pranë frigoriferit.

-Aerosolët e përdorur pranë frigoriferit mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr.

Ky frigorifer, përpara se të përdoret, duhet të instalohet dhe të vendoset në përputhje

me manualin.

• Vendoseni spinën në pozicionin e duhur me kabllo të varur.

-Nëse e vendosni spinën në anën e kundërt, teli mund të këputet dhe të shkaktojë zjarr ose

goditje elektrike.

Sigurohuni që spina të mos jetë e shtypur ose e dëmtuar në pjesën e pasme të frigoriferit.

Kur ta lëvizni frigoriferin, bëni kujdes që të mos e rrotulloni ose të mos e dëmtoni kordonin elektrik.

- Kjo paraqet rrezik zjarri.

Pajisja duhet të pozicionohet në mënyrë që spina të mund të arrihet pas instalimit.

• Frigoriferi duhet të tokëzohet.

-Frigoriferin duhet ta tokëzoni që të parandaloni rrjedhje të energjisë ose goditje elektrike që shkaktohen nga rrjedhja e korrentit nga frigoriferi.

Mos përdorni kurrë tubat e gazit, linjat e telefonit ose pika të tjera rrufepritëse si tokëzim.

-Përdorimi i pasaktë i spinës së tokëzimit mund të shkaktojë goditje elektrike.

Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ndërrojeni menjëherë nga prodhuesi ose

agjenti i tij i shërbimit.

Siguresa në frigorifer duhet të ndërrohet nga tekniku ose kompania e kualifi kuar e shërbimit.

-Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet goditje elektrike ose lëndim i personit.

SHENJA KUJDESI PËR KUJDES INSTALIMIN

Mbajeni të lirë hapësirën e ajrimit në vendin e futjes së pajisjes ose në strukturën e montimit.

Lejojeni pajisjen të qëndrojë për 2 orë pas instalimit.

SHENJA TË RËNDËSISHME PARALAJMËRIMI PËR

PARALAJMËRIM PËRDORIMIN

Mos e vendosni spinën me duar të lagura.

Mos vendosni sende mbi pajisje.

-Kur hapni ose mbyllni derën, sendet mund të bien dhe të shkaktojnë lëndim personi dhe/ose dëmtim material.

Mos vendosni sende të mbushura me ujë mbi frigorifer.

-Nëse derdhen, ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.

• Mos lejoni që fëmijët të varen te dera.

- Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet lëndim i rëndë i personit.

Mos i lini të hapura dyert e frigoriferit ndërkohë që frigoriferi nuk mbikëqyret dhe mos i lini fëmijët të futen brenda në frigorifer.

-Ekziston rreziku i ngecjes së fëmijëve dhe i lëndimit serioz të personit për shkak të temperaturës së ulët.

Mos i vendosni kurrë gishtat ose objekte të tjera në vrimën e shpërndarësit.

-Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet lëndim personi ose dëmtim material.

Mos vendosni në frigorifer substanca të avullueshme ose të ndezshme, si benzol, hollues, alkool, eter ose gaz të lëngshëm.

-Ruajtja e një prej këtyre produkteve mund të shkaktojë shpërthim.

informacion sigurie _3

DA99-02318R(0.3).indb Sec2:3

2012.10.6 12:28:38 PM

Page 147
Image 147
Samsung RSH5PTTS1/EUR, RSH5PTPN1/EUR manual Shenja TË Rëndësishme Paralajmëruese PËR, Shenja Kujdesi PËR Kujdes Instalimin