SHENJA KUJDESI PËR

PASTRIMIN DHE PËR KUJDES MIRËMBAJTJEN

Mos spërkatni ujë direkt brenda ose jashtë frigoriferit.

-Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.

Mos përdorni gaz të ndezshëm pranë frigoriferit. - Ka rrezik shpërthimi ose zjarri.

Mos spërkatini produkte pastrimi drejtpërdrejt në ekran.

-Germat e shkruara në ekran mund të zhduken.

• Hiqni çdo lëndë të huaj ose pluhur nga kunjat e spinës. Por mos përdorni leckë të lagur ose të njomë kur pastroni spinën, kur të hiqni lëndë të huaj ose pluhur nga kunjat e spinës.

-Përndryshe, ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.

• Mos i vendosni kurrë gishtat ose objekte të tjera në vrimën e shpërndarësit dhe në koshin e akullit.

-Mund të shkaktohet lëndim personi ose dëmtim material.

• Hiqeni frigoriferin nga priza përpara pastrimit dhe kryerjes së mirëmbajtjes.

SHENJA TË RËNDËSISHME PARALAJMËRIMI PËR

PARALAJMËRIM HEDHJEN

Sigurohuni që asnjë nga tubat në pjesën e pasme të pajisjes të mos jenë dëmtuar para se ta hidhni.

R600a ose R134a përdoret si gaz ftohës. Kontrolloni etiketën e kompresorit në pjesën e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifi kimit brenda frigoriferit për të parë se çfarë gazi ftohës përdoret për frigoriferin tuaj. Kur produkti përmban gaz të ndezshëm (gaz ftohës R600a), kontaktoni autoritetin tuaj vendor për hedhjen e sigurt të këtij produkti. Ciklopentani përdoret si gaz për izolim. Gazet në materialin e izolimit kërkojnë procedurë të veçantë të hedhjes. Ju lutemi, kontaktoni autoritetet tuaja vendore për hedhjen e këtij produkti për sigurinë e mjedisit. Sigurohuni që asnjë nga tubat në pjesën e pasme të pajisjeve të mos jenë dëmtuar para se ta hidhni. Tubat do të çahen në vend të hapur.

Nëse pajisja përmban gaz ftohës izobutan (R600a), një gaz natyral me ndikim të lartë në mjedis, që sidoqoftë është gjithashtu i ndezshëm. Kur e transportoni dhe e instaloni

pajisjen, bëni kujdes të siguroheni që asnjë pjesë e qarkut ngrirës të mos jetë e dëmtuar.

Kur e hidhni këtë produkt ose frigoriferë të tjerë, hiqni guarnicionet e derës/dyerve, rezen e derës në mënyrë që fëmijët e vegjël ose kafshët të mos ngecin brenda. Lërini në vend raftet, në mënyrë që fëmijët të mos ngjiten lehtësisht brenda. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen e vjetër.

Ju lutemi, hidheni materialin e paketimit për këtë produkt në një mënyrë të sigurt për mjedisin.

KËSHILLA SHTESË PËR

PËRDORIMIN E DUHUR

Në rast ndërprerjeje të energjisë, telefonojini zyrës vendore të kompanisë suaj elektrike dhe pyesni se sa do të zgjasë.

-Shumica e ndërprerjeve të energjisë që rregullohen brenda një ose dy orësh nuk do të ndikojnë në temperaturën e frigoriferit tuaj. Megjithatë, ju duhet të reduktoni në minimum hapjet e derës ndërkohë që nuk ka energji.

-Nëse ndërprerja e energjisë zgjat më shumë se 24 orë, hiqni të gjitha ushqimet e ngrira.

Nëse frigoriferi është dhënë me çelësa, çelësat duhet të mbahen larg fëmijëve dhe jo në afërsi të pajisjes.

Pajisja mund të mos funksionojë në mënyrë të njëtrajtshme (mundësi e rritjes së lartë të temperaturës në frigorifer) kur qëndron për një periudhë të gjatë kohore nën skajin e ftohtë të diapazonit të temperaturës për të cilën është dizajnuar pajisja ftohëse.

Mos ruani ushqim që prishet lehtë në temperaturë dhome, si p.sh. banane, pjepër.

Pajisja juaj nuk ka brymë, gjë e cila nënkupton që nuk është nevoja që ta shkrini pajisjen manualisht, sepse kjo do të kryhet automatikisht.

Temperatura që rritet gjatë shkrirjes mund të jetë në përputhje me kërkesën ISO. Por nëse doni që të parandaloni rritjen e padëshiruar të temperaturës së ushqimit të ngrirë ndërkohë që shkrini pajisjen, ju lutemi mbështilleni ushqimin e ngrirë me disa fl etë gazete.

Çdo rritje e temperaturës së ushqimit të ngrirë gjatë shkrirjes mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e tij të ruajtjes.

informacion sigurie _5

DA99-02318R(0.3).indb Sec2:5

2012.10.6 12:28:39 PM

Page 149
Image 149
Samsung RSH5PTTS1/EUR Shenja Kujdesi PËR Pastrimin DHE PËR Kujdes Mirëmbajtjen, Këshilla Shtesë PËR Përdorimin E Duhur