Zero Zone (zona zero) (0ºC)
•Kur zgjidhet "Zero Zone" (zona zero), temperatura e sirtarit CoolSelect ZoneTM mbahet në 0ºC pavarësisht temperaturës së vendosur të frigoriferit.
•Temperatura e "Zero Zone" (zonës zero) ndihmon në mbajtjen e freskisë së mishit ose të peshkut më gjatë.
Cool (freskim)
•Kur zgjidhet "Cool" (freskim), temperatura do të jetë e njëjtë me temperaturën e vendosur në frigorifer. Paneli dixhital tregon të njëjtën temperaturë me atë të panelit të ekranit.
•Sirtari CoolSelect ZoneTM lejon hapësirë shtesë në frigorifer.
Koha e freskimit mund të ndryshojë në varësi të pijeve.
Për opsionin "Quick Cool" (ftohje e shpejtë),
PARALAJMËRIM ushqimi i ruajtur në sirtarin CoolSelect ZoneTM duhet të hiqet.
HEQJA E AKSESORËVE TË NGRIRËSIT
Pastrimi dhe risistemimi i pjesës së brendshme të ngrirësit është i thjeshtë.
1.Hiqni raftin prej xhami duke e tërhequr raftin deri në fund. Pastaj, ngrijeni me kujdes dhe hiqeni.
2.Hiqni koshin e derës duke e mbajtur me të dyja duart dhe duke e ngritur lart me kujdes.
3.Hiqni sirtarin plastik duke e tërhequr dhe duke e ngritur pak lart.
4.Hiqni kovën e prodhuesit të akullit duke e ngritur dhe duke e tërhequr me kujdes.
Mos përdorni shumë forcë për heqjen e kapakut. Në të kundërt, kapaku mund të thyhet dhe të shkaktojë lëndim.
përdorimi _19
02 PËRDORIMI
2012.10.6 12:29:9 PM |