Samsung UE49KU6512UXXH Instalimi i siguresës kundër vjedhjes, Protokollet e sigurisë me valë

Models: UE55KS7002UXXH UE78KS9502TXXH UE49KU6512UXXH UE43KU6502UXXH UE55KU6512UXXH UE43KU6072UXXH UE49KS9002TXXH

1 117
Download 117 pages 17.91 Kb
Page 107
Image 107
Instalimi i siguresës kundër vjedhjes

Instalimi i siguresës kundër vjedhjes

●●

Siguresa kundër vjedhjes është një pajisje fizike që mund të përdoret për të mbrojtur televizorin nga

 

vjedhja. Kërkoni folenë e siguresës në pjesën e pasme të televizorit. Foleja ka një ikonë përbri saj.

 

Për ta përdorur siguresën, mbështilleni kabllon e siguresës rreth një objekti që është shumë i rëndë

 

për t'u mbajtur dhe më pas futeni në folenë e siguresës së televizorit. Siguresa shitet veçmas.

●●

Mënyra e përdorimit të siguresës kundër vjedhjes mund të ndryshojë në çdo model televizori. Për

 

informacione të mëtejshme, drejtojuni manualit të përdorimit të siguresës.

""

Ky funksion disponohet vetëm në disa modele në rajone të caktuara.

Lexojeni përpara konfigurimit të lidhjes me valë të internetit

Masa paraprake për lidhjen me valë të internetit

●● Ky televizor mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g/n/ac. Samsung-u rekomandon përdorimin e IEEE 802.11n. Skedarët e videove të ruajtur në pajisje të lidhur me televizorin nëpërmjet rrjetit të shtëpisë mund të mos luhen pa probleme.

"" Protokolli i komunikimit "IEEE 802.11 ac" nuk disponohet në modele të caktuara.

●●

Për të përdorur internetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë.

 

Nëse rrugëzuesi me valë mbështet DHCP-në, televizori mund të përdorë adresë DHCP ose statike

 

për t'u lidhur me rrjetin me valë.

●●

Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali

 

i caktuar për rrugëzuesin me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në

 

interferencë dhe/ose ndërprerje të komunikimit.

●●

Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem sigurie opsional. Duhet të krijoni një fjalëkalim me anë të

 

karaktereve dhe numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë së rrjetit me valë. Më pas ky fjalëkalim

 

nevojitet për t'u lidhur me një AP që e ka sigurinë e aktivizuar.

Protokollet e sigurisë me valë

●●

Televizori mbështet vetëm protokollet vijuese të sigurisë së rrjetit me valë.

 

––

Modalitetet e autentikimit: WEP, WPAPSK, WPA2PSK

 

––

Llojet e enkriptimit: WEP, TKIP, AES

●●

Në përputhje me specifikimet më të reja të certifikimit Wi-Fi, televizorët Samsung nuk mbështesin

 

enkriptimet e sigurisë WEP ose TKIP në rrjete që funksionojnë në modalitetin 802.11n.

●●

Nëse rrugëzuesi me valë mbështet WPS-në (konfigurim i mbrojtur Wi-Fi), mund të lidhni televizorin

 

me rrjetin me anë të PBC-së (konfigurim me shtypje butoni) ose PIN-it (numër personal identifikimi).

 

WPS-ja i konfiguron automatikisht cilësimet e kodit SSDI dhe WPA.

●●

Televizori nuk mund të lidhet me rrugëzuesit me valë të pacertifikuar.

Page 107
Image 107
Samsung UE49KU6512UXXH manual Instalimi i siguresës kundër vjedhjes, Masa paraprake për lidhjen me valë të internetit