Samsung UE55KU6512UXXH, UE49KS9002TXXH, UE65KS7502UXXH, UE49KU6172UXXH, UE43KU6072UXXH skedarëve

Models: UE55KS7002UXXH UE78KS9502TXXH UE49KU6512UXXH UE43KU6502UXXH UE55KU6512UXXH UE43KU6072UXXH UE49KS9002TXXH

1 117
Download 117 pages 17.91 Kb
Page 100
Image 100
skedarëve.

Lexojeni përpara luajtjes së skedarëve të fotove, videove ose të muzikës

Lexoni këtë informacion përpara luajtjes së materialeve media.

Kufizimet e përdorimit të skedarëve të fotove, videove dhe të muzikës Provo tani

●●

Televizori mbështet vetëm pajisje USB MSC (Kategori e ruajtjes në masë). MSC është emërtim

 

kategorie për pajisjet e ruajtjes në masë. Llojet e pajisjeve MSC përfshijnë disqet e jashtme, lexuesit

 

e kartave të memories dhe kamerat dixhitale. (Nyjat USB nuk mbështeten.) Këto lloje pajisjesh

 

duhet të lidhen drejtpërdrejt me folenë e USB të "One Connect" ose të televizorit. Televizori mund

 

të mos e njohë pajisjen USB ose mund të mos lexojë skedarët në pajisje nëse ajo është lidhur me

 

televizorin nëpërmjet kabllos zgjatuese USB. Mos e shkëpusni pajisjen USB gjatë transferimit të

 

skedarëve.

●●

Kur lidhni diskun e jashtëm, përdorni folenë USB (HDD). Ju rekomandojmë të përdorni disk të

 

jashtëm me ushqyesin e vet të rrymës.

●●

Disa fotoaparate dixhitale dhe pajisje zëri mund të mos përputhen me televizorin.

●●

Nëse ka disa pajisje USB të lidhura me televizorin, ky i fundit mund të mos njohë disa prej tyre ose

 

asnjërën. Pajisjet USB që përdorin hyrje të energjisë së lartë duhet të lidhen me folenë USB [5 V, 1 A].

●●

Televizori mbështet sistemet e skedarëve FAT, exFAT dhe NTFS.

●●

Pasi të keni renditur skedarët sipas modalitetit të pamjes së dosjes, televizori mund të shfaqë deri

 

në 1000 skedarë për dosje. Sidoqoftë nëse pajisja USB përfshin më shumë se 8000 skedarë dhe

 

dosje, disa skedarë dhe dosje mund të mos jenë të aksesueshëm.

●●

Modaliteti i lidhjes PTP (protokolli i transferimit të figurës) disponohet vetëm për kamerat dixhitale.

 

Nëse lidhni celularin inteligjent ose tabletën me televizorin me anë të modalitetit PTP, televizori

 

nuk e njeh atë.

●●

Disa skedarë në varësi të kodimit të tyre mund të mos luhen në televizor.

●●

Në varësi të modelit, skedarë të caktuar mund të mos disponohen.

Page 100
Image 100
Samsung UE55KU6512UXXH, UE49KS9002TXXH, UE65KS7502UXXH, UE49KU6172UXXH, UE43KU6072UXXH, UE55KS8002TXXH manual skedarëve