Lidhja me pajisje celulare
Shfaqni ekranin e një pajisjeje portative duke lidhur pajisjen portative me televizorin ose rrjetin.
Përdorimi i Pamje inteligjente (Pasqyrimi i ekranit) ose ndarja e përmbajtjeve
Mund të luani në ekranin e televizorit materialet media të ruajtura në pajisjen celulare duke e lidhur me funksionin e pasqyrimit dhe të ndarjes së materialeve.
1.Hapni funksionin Pamje inteligjente (Pasqyrimi i ekranit) në pajisjen portative. Pajisja celulare kërkon për pajisjet e disponueshme për t'u lidhur.
2.Zgjidhni televizorin nga lista. Më pas, televizori lidhet me pajisjen celulare.
"" Nëse sistemi i televizorit nuk kërkohet nga pajisja celulare, fikni dhe ndizni televizorin dhe pajisjen celulare dhe provoni sërish.
"" Nëse keni disa televizorë, mund të zgjidhni lehtësisht cilindo nga emrat e tyre te " | Cilësimet Rrjeti |
Emri pajisjes". |
|
Lidhja e pajisjeve celulare pa rrugëzues me valë (Wi-Fi Direkt)
Cilësimet Rrjeti Cilësimet e avancuara Wi-Fi Direkt Provo tani
Lidhja e pajisjes celulare nëpërmjet aplikacioni "Smart View"
Kur instaloni aplikacionin aplikacioni "Smart View" nga "Google Play Store", "Samsung Apps" dhe "App Store", mund të luani në televizor materialet multimedia të pajisjes celulare ose ta komandoni televizorin me anë të pajisjes celulare.
"" Për të përdorur funksionin "Smart View", pajisja portative duhet të mbështesë funksionin e pasqyrimit si p.sh. "AllShare Cast" dhe "Smart View". Për të kontrolluar nëse pajisja celulare e mbështet funksionin e pasqyrimit, vizitoni faqen e prodhuesit të pajisjes celulare.