Manuali i hollësishëm i përdorimit është i integruar në televizor.

Për më shumë informacion mbi shikimin e manualit elektronik shikoni faqen 19.

Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.

Gjuhët e shteteve në CIS (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt sepse ai është prodhuar për klientët në rajonin e BE- së.

Njoftim për televizorë dixhitalë

1.Funksionet në lidhje me televizion dixhital (DVB) disponohen vetëm në vendet/zonat ku transmetohen sinjalet dixhitale tokësore DVB-T (MPEG2 dhe MPEG4 AVC) ose aty ku mund të keni akses në shërbim televiziv kabllor DVB-C (MPEG2 dhe MPEG4 AAC). Konsultohuni me shitësin tuaj vendor për mundësinë e marrjes së sinjalit DVB-T ose DVB-C.

2.DVB-T është konsorciumi standard evropian DVB për transmetimin e televizionit tokësor dixhital dhe DVB-C është për transmetimin e televizionit dixhital në atë kabllor. Megjithatë, disa veçori të dukshme si EPG (Guida elektronike e programeve), VOD (Video sipas kërkesës) dhe kështu me radhë, nuk përfshihen në këto specifikime. Kështu që, për momentin nuk funksionojnë.

3.Megjithëse ky televizor përmbush standardet më të fundit DVB-T dhe DVB-C, duke filluar nga [gushti 2008], përputhshmëria me transmetimet e ardhshme tokësore dixhitale DVB-T dhe me ato dixhitale kabllore DVB-C nuk mund të garantohet.

4.Në varësi të vendeve/zonave ku përdoret ky televizor, disa ofrues të shërbimit televiziv kabllor mund të kërkojnë një tarifë shtesë për këtë shërbim dhe mund t'u kërkohet të pranojnë kushtet e biznesit të tyre.

5.Disa funksione të televizionit dixhital mund të mos disponohen në disa vende ose rajone dhe DVB-C mund të mos funksionojë siç duhet me disa ofrues të shërbimit kabllor.

6.Për më shumë informacione, kontaktoni qendrën lokale të kujdesit për klientin të Samsung-ut.

Cilësia e marrjes së televizorit mund të ndikohet nga ndryshimet në metodën e transmetimit nga njëri vend në tjetrin. Kontrolloni performancën e televizorit te shitësi vendor i autorizuar i SAMSUNG-ut, ose kontaktoni qendrën telefonike të Samsung-ut nëse mund të përmirësohet apo jo duke rikonfiguruar televizorin.

Paralajmërim për figurat e palëvizshme

Shmangni shfaqjen e figurave të palëvizshme (si skedarët fotografikë jpeg) ose elementë figure të palëvizshme (si logot e programeve televizive, panoramat ose figurat me format 4:3, shiritat e bursës dhe të lajmeve në fund të ekranit etj.) në ekran. Shfaqja e vazhdueshme e figurave të palëvizshme mund të shkaktojë krijimin e hijeve në ekranin LED, të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti, ndiqni këto rekomandime:

Shmangni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.

Mundohuni gjithmonë të shfaqni figura me ekran të plotë, përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një përshtatje sa më të mirë.

Ulni vlerat e ndriçimit dhe të kontrastit në minimumin e kërkuar për të arritur cilësinë e dëshiruar të figurës, pasi vlerat e tejkaluara mund të shpejtojnë procesin e djegies.

Përdorni shpesh të gjitha veçoritë e televizorit, të krijuara për të ulur mbetjen e figurës dhe djegien e ekranit, referojuni manualit elektronik për hollësi.

Shqip- 2