LIDHJA E TUBIT TË GOMËS TË FURNIZIMIT ME UJË

Tubi i gomës i furnizimit me ujë duhet të lidhet te makina larëse në njërën anë dhe te rubineti i ujit në anën tjetër. Mos e tërhiqni tubin e furnizimit të ujit. Nëse tubi është tepër i shkurtër dhe ju nuk dëshironi që të zhvendosni rubinetin e ujit, zëvendësoni tubin me një tub më të gjatë me presion më të lartë.

Për të lidhur tubin e gomës të furnizimit me ujë:

1. Merrni përshtatësin e krahut në formë L për tubin e furnizimit me ujë të ftohtë dhe lidheni te hyrja e furnizimit me ujë të ftohtë nga mbrapa makinës larëse. Shtrëngoni me dorë.

2. Lidhni anën tjetër të tubit të furnizimit me ujë të ftohtë te rubineti i ujit të ftohtë të lavamanit dhe shtrëngojeni

me dorë. Nëse është e domosdoshme, ju mund të ripoziciononi tubin e furnizimit me ujë në fund të

makinës larëse duke e liruar pajisjen, rrotulluar tubin dhe rishtrënguar pajisjen.

POZICIONIMI I TUBIT TË SHKARKIMIT

Fundi i tubit të shkarkimit mund të pozicionohet në tre mënyra:

Mbi skajin e lavamanit

Tubi i shkarkimit duhet të vendoset në një lartësi midis 60

dhe 90 cm. Për ta mbajtur grykën e tubin të shkarkimit të

përkulur, përdorni drejtuesin plastik të furnizuar të tubit.

Siguroni drejtuesin në mur me një grep ose në rakord

me një copë lidhëse për të parandaluar lëvizjet e tubit të

shkarkimit.

Në një degë tubi shkarkimi në lavaman

Dega e tubit të shkarkimit duhet të jetë mbi sifonin e lavamanit me qëllim që fundi i tubit të jetë të paktën 60 cm mbi tokë.

Në një tub shkarkimi

Samsung rekomandon që të përdorni një tub vertikal me lartësi 65 cm; ai nuk duhet të jetë më i shkurtër se 60 cm dhe jo më i gjatë se 90 cm.

01 Instalimi i makinës larëse

Instalimi i makinës larëse _7

Page 127
Image 127
Samsung WF-S861GW/YLE, WF-S861/YLP manual Lidhja E Tubit TË Gomës TË Furnizimit ME UJË, Pozicionimi I Tubit TË Shkarkimit