instalimi i makinës larëse
ZGJEDHJA E VENDIT
Para se të instaloni makinën larëse, zgjidhni një vend me karakteristikat e mëposhtme:
•Një sipërfaqe të niveluar, të fortë (nëse sipërfaqja nuk është e sheshtë, shihni “Rregullimi i këmbëve të nivelimit,” më poshtë)
•Larg nga drita e diellit.
•Ventilim i mjaftueshëm
•Temperaturë dhome që nuk do bjerë poshtë 0 ˚C
•Larg nga burimet e nxehtësisë si qymyr ose gas. Sigurohuni që makina larëse të mos jetë mbi kordonin e energjisë. Vrimat e ventilimit nuk duhet të bllokohen nga qilimi kur makina larëse instalohet mbi dysheme me qilim.
RREGULLIMI I KËMBËVE TË NIVELIMIT
Nëse dyshemeja nuk është e sheshtë, rregulloni këmbët (mos futni pjesë druri ose ndonjë objekt tjetër nën këmbë):
1.Lironi bulonin e këmbës duke e kthyer me dorë
derisa ai të jetë në lartësinë e dëshiruar.
2. Shtrëngoni dadon e kyçjes duke e kthyer me çelës.
•Vendoseni makinën larëse në një sipërfaqe të fortë, të sheshtë.
Nëse makina larëse vendoset në një sipërfaqe jo të sheshtë ose të dobët, ka zhurmë dhe dridhje. (Lejohet vetëm një kënd me 1 gradë.)
HEQJA E BULONAVE TË TRANSPORTIT
Para se të përdorni makinën larëse, ju duhet të hiqni të gjitha bulonat e transportit nga pjesa e pasme e njësisë.
Pr të hequr bulonat:
1.Lironi të gjithë bulonat me çelës para se ti hiqni
ato.
2. Kapni secilën nga kokat e bulonave dhe tërhiqeni atë përmes pjesës së gjerë të vrimës. Përsëriteni për çdo bulon.
3.Mbushni vrimat me mbulesat plastike të furnizuara.
4.Ruajini bulonat e transportit për përdorim të mëvonshëm.
6_ Instalimi i makinës larëse