informacion mbi sigurinë
Urime në blerjen e kësaj makine larëse nga Samsung. Këto Udhëzime të Pronarit përmbajnë informacion të vlefshëm mbi instalimin, përdorimin dhe kujdesin për këtë pajisje. Ju lutemi gjeni kohën për të lexuar këto udhëzime me qëllim që të shfrytëzoni sa më shumë veçoritë e makinës larëse dhe kënaquni me këtë pajisje për shumë vite në vazhdim.
SIMBOLE DHE PARALAJMËRIME SIGURIE TË RËNDËSISHME
Çfarë do të thonë ikonat dhe shenjat në këtë manual përdorimi:
Rreziqe ose praktika të pasigurta mund të rezultojnë në dëmtim të rëndë personal ose vdekje.
PARALAJMËRIM
Rreziqe ose praktika të pasigurta mund të rezultojnë në dëmtim të vogël personal ose dëmtim prone.
KUJDES
Për të ulur rrezikun nga zjarri, shpërthimi, shoku elektrik ose dëmtimi personal kur përdorni makinën larëse, ndiqni këto masa paraprake sigurie:
KUJDES
PARA SE TË PËRDORNI PAJISJEN
Materialet e ambalazhimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët; mbajini të gjitha materialet KUJDES e amballazhimit (çantat plastike, polistirenet, etj.) larg nga fëmijët.
Pajisja është e projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Sigurohuni që lidhjet e ujit dhe elektrike të jenë bërë nga teknikë të kualifikuar, duke ndjekur udhëzimet e prodhuesit (shihni “Instalimi i Makinës Larëse”) dhe rregullat lokale të sigurisë.
Të gjithë bulonat e ambalazhimit dhe të transportimit duhet të hiqen para se pajisja të përdoret. Mund të ndodhë dëmtim serioz nëse ato nuk hiqen. Shihni “Heqja e bulonave të transportit”.
Para se të lani rroba për herë të parë, ju duhet të bëni një cikël të plotë pa rroba. Shihni “Larja për herë të parë”.
UDHËZIMET MBI SIGURINË
Para se të pastroni ose të kryeni mirëmbajtje, hiqni pajisjen nga priza elektrike ose vendosni PARALAJMËRIM butonin (On/Off ) në Off.
Sigurohuni që të gjithë xhepat e rrobave që do lahen të jenë bosh.
Objekte të forta, të mprehta, të tilla si monedha, mbërthecka, gozhdë, vida ose gurë mund ti shkaktojnë pajisjes dëmtim të madh.
Gjithmonë hiqeni nga priza pajisjen dhe mbyllni ujin mbas përdorimit.
Para se të hapni derën e pajisjes, kontrolloni që uji të jetë tharë. Mos e hapni derën nëse ju akoma shihni ujë.
Kafshët dhe fëmijët e vegjël mund të ngjiten në pajisje. Kontrolloni pajisjen para çdo përdorimi.