Pastrimi i filtrit të copëzave

Rekomandojmë pastrimin e filtrit të papastërtive të paktën 5 ose 6 herë në vit ose kur shfaqet kodi i gabimit "5E". Nëse te filtri i papastërtive grumbullohen substanca të huaja, performanca e funksionit Eco Bubble (Flluska ekonomike) do të ulet.

KUJDES: Përpara pastrimit të filtrit të papastërtive, sigurohuni që ta hiqni makinën larëse nga priza elektrike.

KUJDES: Mos e çmontoni filtrin e papastërtive kur makina larëse është duke punuar pasi mund të rrjedhë ujë i nxehtë.

1.Shtypni lehtë sipërfaqen e sipërme të kapakut të filtrit për ta hapur.

2.

Largoni ujin e mbetur (drejtojuni seksionit "Shkarkimi i makinës larëse në

A

 

 

një rast urgjent" në faqen 31.)

 

Nëse e hiqni filtrin e papastërtive pa shkarkuar ujin e mbetur, uji i mbetur mund të rrjedhë jashtë.

3.Zhvidhosni kapakun e filtrit të papastërtive (A) duke e rrotulluar nga e majta.

4. Pastroni çdo papastërti dhe materiale të tjera nga filtri i papastërtive. Sigurohuni se helika e pompës së shkarkimit pas filtrit të papastërtive të mos jetë e bllokuar.

5. Zëvendësoni filtrin e papastërtive.

6. Mbyllni kapakun e filtrit.

Sigurohuni që ta rivendosni filtrin e papastërtive pas pastrimit. Nëse filtri i papastërtive nuk është rivendosur në pajisje, makina larëse mund të keqfunksionojë ose të rrjedhë ujë.

Shtrëngojeni fort filtrin e papastërtive pasi ta pastroni. Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë keqfunksionim ose rrjedhje uji.

Pastrimi i jashtëm

1.Fshini sipërfaqet e makinës larëse, përfshirë panelin e kontrollit me një rrobë të butë duke përdorur një detergjent jogërryes për mjedise shtëpiake.

2.Përdorni një rrobë të butë për të tharë sipërfaqet.

KUJDES: Mos hidhni ujë mbi makinën larëse.

Shqip - 32

Untitled-37 32

 

 

2017-03-22 ￿￿ 8:14:50