1.Tërhiqni sirtarin e detergjentit në pjesën e sipërme majtas të makinës larëse.

2. Shtoni sasinë e rekomanduar të detergjentit të rrobave në ndarjen e detergjentit për larjen kryesore përpara se të ndizni makinën larëse.

Për të përdorur detergjent të lëngshëm, përdorni udhëzuesin e detergjentit të lëngshëm (referojuni seksionit Përdorimi i detergjentit të lëngshëm (modele të caktuara) në faqen 21).

Mos shtoni detergjent pluhur në kutinë e detergjentit të lëngshëm.

3.Shtoni sasinë e rekomanduar të zbutësit të rrobave në ndarjen e zbutësit nëse kërkohet.

Mos e tejkaloni vijën që lexon MAKSIMALE .

Zbutësi i koncentruar ose i trashë i rrobave dhe kondicioneri duhet të hollohen me pak ujë përpara sesa të hidhen në ndarje (kjo parandalon bllokimin e rrjedhjes).

Zbutësi u hidhet rrobave gjatë shpëlarjes përfundimtare.

KUJDES: Mos shtoni detergjent pluhur ose të lëngshëm në kutinë e zbutësit .

4.Kur përdorni opsionin Larja paraprake, shtoni sasinë e rekomanduar të

detergjentit në ndarjen e larjes paraprake .

5.Shtyjeni brenda sirtarin e detergjentit për ta mbyllur.

Bëni kujdes që zbutësi i rrobave të mos derdhet kur mbyllni sirtarin e detergjentit pas shtimit të zbutësit të rrobave në ndarjen e zbutësit.

Shqip - 20

Untitled-37 20

 

 

2017-03-22 ￿￿ 8:14:47