fillon

të se Përpara

Përpara se të filllon

HAPI  6  Përdorni llojin e duhur të detergjentit

Lloji i detergjentit varet nga lloji i tekstilit (pambuk, sintetike, artikuj delikatë, të leshta), ngjyra, temperatura e larjes dhe shkalla e ndotjes. Sigurohuni të përdorni detergjent rrobash të krijuar enkas për makinat larëse automatike.

SHËNIM

Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të detergjentit në varësi të peshës së rrobave, shkallës së ndotjes dhe fortësisë së ujit në rajonin tuaj. Nëse nuk jeni të sigurt për fortësinë e ujit, kontaktoni autoritetet vendore për ujin.

Mos përdorni detergjent që ka tendencën të fortësohet ose të ngurtësohet. Ky detergjent mund të mbetet pas ciklit të shpëlarjes, duke bllokuar daljen e shkarkimit.

KUJDES

Kur lani të leshta me ciklinWOOL (TË LESHTA), përdorni vetëm lëng larës neutral. Nëse me ciklinWOOL (TË LESHTA) përdoret pluhur larës, ai mund të mbetet në rroba dhe t'i çngyrosë.

Kapsula për rroba

Për rezultate maksimale nga përdorimi i kapsulave për rroba, ndiqni këto udhëzime.

1. Vendosni kapsulën në fund të kazanit bosh drejt pjesës së pasme.

2. Vendosni rrobat në kazan mbi kapsulë.

26  Shqip

Untitled-16 26

 

 

5/30/2017 5:57:20 PM