Gatimi inteligjent
Veprimet
Lehtësi përdorimi
Drita e furrës
Drita e furrës ndizet automatikisht kur furra fillon të funksionojë.
Për të ndezur dritën e furrës pa aktivizuar funksionet e furrës, thjesht rrotulloni graduesin e modaliteteve në .
SHËNIM
Ventilatori i ftohjes punon automatikisht kur zgjidhni dritën e furrës.
Bllokimi për fëmijët
Bllokimi për fëmijët çaktivizon të gjitha komandat për të parandaluar aksidentet. Bllokimi për fëmijët ofrohet vetëm në modalitet drite Fikur ose Furrë.
Mbajini njëkohësisht shtypur butonat
dhe për 3 sekonda për ta aktivizuar ose mbajini shtypur sërish për 3 sekonda për të çaktivizuar bllokimin në panelin e kontrollit.
SHËNIM
Kur aktivizohet bllokimi për fëmijët, në ekran shfaqet "L".
Kohëmatësi
Kohëmatësi ju ndihmon të kontrolloni kohën ose kohëzgjatjen e punës gjatë gatimit.
1.Shtypni .
2.Përdorni butonat / për të caktuar
kohën dhe më pas shtypni .
Mund të caktoni një kohë prej maksimumi 23 orë e 59 minutash.
SHËNIM
Nëse dëshironi të fshini funksionimin e kohëmatësit,
shtypni dhe pastaj caktoni kohën në 0:00.
14 Shqip
Gatimi inteligjent
Gatimi manual
PARALAJMËRIM për akrilamidën
Akrilamida që prodhohet gjatë pjekjes së ushqimeve që përmbajnë niseshte, si patatinat, patatet e skuqura dhe buka mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Rekomandohet që këto ushqime të gatuhen në temperatura të ulëta dhe të shmanget mbipjekja, tharja e tepërt ose djegia e tyre.
SHËNIM
•Nëse nuk specifikohet ndryshe në udhëzimet e gatimit, për të gjitha modalitetet e gatimit rekomandohet ngrohja paraprake.
•Gjatë përdorimit të funksionit Skara ekonomike, vendoseni ushqimin në qendër të tavës shtesë.
Këshilla për aksesorët
Furra vjen me një numër të ndryshëm ose lloje të ndryshme aksesorësh. Mund të vini re që disa prej aksesorëve nuk paraqiten në tabelën e mëposhtme. Megjithatë, edhe nëse nuk ju ofrohen aksesorët e specifikuar në këto udhëzime gatimi, mund të përdorni aksesorët që keni dhe të arrini të njëjtat rezultate.
•Tava e pjekjes dhe tava universale mund të përdoren në vend të
•Gjatë gatimit të ushqimeve me yndyrë, rekomandohet vendosja e një tave poshtë skarës me tela për të mbledhur yndyrën e tepërt. Nëse ju është dhënë aksesori i skarës me tela, mund ta përdorni bashkë me tavën.
•Nëse ju është dhënë tava universale ose tava ekstra e thellë apo të dyja, për gatimin e ushqimeve me yndyrë rekomandohet të përdoret tava më e thellë.