Montimi i furrës
Sigurohuni të lini hapësirë (A) prej së paku
5 mm midis furrës dhe secilës anë të mobilies.
A
Futeni pajisjen në mobilie dhe fiksojeni mirë në të dyja anët me 2 vida.
Përpara se të filloni
Cilësimet fillestare
Kur e ndizni furrën për herë të parë, në ekran shfaqet ora standarde "12:00" dhe elementi i orëve ("12") pulson. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të caktuar orën aktuale.
1.Përdorni butonat / për të caktuar
orën dhe më pas shtypni . Elementi i minutave pulson.
2.Përdorni butonat / për të caktuar
minutat dhe më pas shtypni .
Për të ndryshuar orën aktuale pas këtij
konfigurimi fillestar, mbani shtypur për 3 sekonda dhe ndiqni hapat e mësipërm.
lonfil
Përpara se të
Pas përfundimit të instalimit, hiqni mbështjellësen mbrojtëse, shiritin dhe materialet e tjera të paketimit dhe nxirrni nga furra aksesorët e ofruar. Për ta hequr furrën nga mobilia, fillimisht shkëputeni nga rrjeti elektrik dhe hiqni 2 vidat në të dyja anët e furrës.
VINI RE
Furra duhet të ketë ajrosje që të funksionojë normalisht. Në asnjë rrethanë nuk duhet të bllokoni vrimat e ajrosjes.
SHËNIM
Pamja reale e furrës mund të ndryshojë në varësi të modelit.
Aroma e furrës së re
Përpara përdorimit të furrës për herë të parë, pastroni pjesën e brendshme për të hequr aromën e furrës së re.
1.Hiqni të gjithë aksesorët nga pjesa e brendshme e furrës.
2.Përdoreni furrën në Konveksion 200 °C ose në Konvencional 200 °C për një orë. Kështu do të digjen të gjitha substancat e prodhimit të mbetura në furrë.
3.Pas përfundimit të këtij procesi, fikeni furrën.