Aktivizimi i daljes së zërit dixhital
(MENU/123) MENU Ting. Cilësimet shtesë Provo tani
Meqenëse ky Smart TV ka të aktivizuar formatin e sistemit dixhital Sony/Philips (S/PDIF), mund ta bëni që të nxjerrë zë dixhital drejt pajisjeve të ndryshme zëri dixhital, si p.sh. altoparlantë, marrës A/V dhe sisteme kinemaje, duke rregulluar cilësimet e mëposhtme.
●● Niveli DTV i audios Provo tani
Mundëson rregullimin e volumit ndërsa shikoni transmetime dixhitale në televizor nëpërmjet marrësit A/V.
""
""
""
Ky funksion disponohet vetëm në kanalet dixhitale.
Volumi mund të rregullohet në diapazonin ndërmjet 0 db dhe 10 db. Megjithatë, volumi i zërit mund të ndryshojë në varësi të sinjalit të transmetimit.
Për sinjalin e transmetimit MPEG /
●● Formati i zërit HDMI
Cakton formatin e përshtatshëm të sinjalit hyrës të zërit për pajisjen e jashtme të lidhur me folenë HDMI të televizorit.
●● Formati i audios Provo tani
Zgjedh formatin e daljes së zërit dixhital (S/PDIF). Formatet e disponueshme varen nga burimi i hyrjes.
●● Vonesa audio Provo tani
Ndihmon në korrigjimin e mospërputhjeve kohore midis kanaleve të zërit dhe të figurës kur shikoni televizor dhe dëgjoni zë nga pajisje zëri dixhital. Vonesën mund ta rregulloni deri në 250 ms.
●● Ngjeshja Dolby Digital Provo tani
Cakton modalitetin e ngjeshjes Dolby Digital.