Bërja e programeve sportive më reale me Mod. sport
(MENU/123) MENU Sistemi Mod. sport Provo tani
Mund ta përdorni Mod. sport për cilësime optimale figure dhe zëri për evenimentet sportive, duke i bërë që të duken dhe të tingëllojnë si të ishit i pranishëm atje. Për më tepër, nëse lidhet pajisje regjistrimi me televizorin gjatë përdorimit të Mod. sport, mund të përdorni njëkohësisht funksionin e regjistrimit të videos dhe Timeshift ndërkohë që shikoni ndeshjen sportive, si edhe të shikoni momentet kryesore të marra automatikisht ose manualisht nga ndeshja e regjistruar sportive.
"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike.
"" Për më shumë informacion rreth regjistrimit të programeve dhe përdorimit të pajisjes së regjistrimit, drejtojuni "Regjistrimi i programeve".
"" Për më shumë informacion rreth funksionit Timeshift, drejtojuni "Përdorimi i Timeshift."
Aktivizimi i modalitetit të sportit
(MENU/123) MENU Sistemi Mod. sport Mod. sport
Mund ta caktoni Mod. sport në Ndez për ta bërë modalitetin e figurës dhe të zërit të televizorit të optimizohen automatikisht për evenimentet sportive.
"" Aktivizimi i Mod. sport ndryshon Regjim figure në Stadium dhe Regj. ting. në Stadium dhe çaktivizon disa meny të Figurë dhe Ting..
Zgjedhja e llojeve të sporteve
(MENU/123) MENU Sistemi Mod. sport Modaliteti Sport
Mund të shijoni cilësime optimale figure dhe zëri për lloje të caktuara sportesh.
"" Ky funksion disponohet vetëm në modele të caktuara në rajone të caktuara gjeografike.
"" Numri i opsioneve të disponueshme në Modaliteti Sport ndryshon në varësi të zonës gjeografike.