●● Nëse funksioni i regjistrimit të planifikuar funksionon gjatë kryerjes së një regjistrimi në një pajisje të jashtme
●● Lidhja automatike e pajisjes së regjistrimit me televizorin fshin skedarët e regjistrimit që janë ruajtur në mënyrë jonormale.
●● Nëse është caktuar Kohëmat. i fikjes ose Fikja automat., televizori do t'i anashkalojë këto cilësime, do të vazhdojë regjistrimin dhe do të fiket pas përfundimit të regjistrimit.
Përpara përdorimit të funksionit Timeshift
●● Rekomandohet disk USB me shpejtësi prej 5400 rpm e lart. Sidoqoftë, disqet USB të tipit RAID nuk mbështeten.
●● Memoriet USB ose njësitë Flash nuk mbështeten.
●● Kapaciteti gjithsej i regjistrimit mund të ndryshojë në varësi të hapësirës së disponueshme të njësisë së diskut dhe të nivelit të cilësisë së regjistrimit.
●● Nëse hapësira e disponueshme e ruajtjes bie nën 500 MB gjatë planifikimit të regjistrimit dhe kryerjes së funksioneve të Timeshift, do të ndalojë vetëm regjistrimi.
●● Koha maksimale e lejuar për funksionin Timeshift është 90 minuta. ●● Funksioni Timeshift nuk disponohet për kanalet e bllokuara.
●● Videot e regjistruara luhen sipas cilësimeve të televizorit.
●● Funksioni Timeshift mund të mbyllet automatikisht pasi të arrijë kapacitetin maksimal. ●● Funksioni Timeshift kërkon së paku 1,5 GB hapësirë të lirë në pajisjen ruajtëse USB.