SHQIP

Pajisja nuk është krijuar për t'u instaluar në automjete, në rulota dhe në automjete të ngjashme etj.

Kjo pajisje nuk është parashikuar për përdorim nga personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mangësi në përvojë dhe njohuri, nëse ata nuk janë në mbikëqyrje të drejtpërdrejtë, ose nëse nuk janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person që mban përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

Nëse kordoni elektrik është dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me kualifikim të ngjashëm për të shmangur rreziqet.

PARALAJMËRIM: Lëngjet ose ushqimet e tjera nuk duhet të nxehen në enë të mbyllura pasi kanë tendencë të shpërthejnë;

Pajisja nuk duhet pastruar me ujë.

Kjo furrë duhet të vendoset në drejtimin e duhur dhe me lartësi të tillë që lejon përdorimin e hapësirës dhe të zonës së kontrollit.

Para se ta përdorni furrën për herë të parë, ajo duhet të vihet në punë me ujë 10 minuta dhe më pas të përdoret.

Nëse furra bën një zhurmë të çuditshme, vjen aromë djegieje ose nëse del tym, hiqeni spinën elektrike menjëherë dhe kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të shërbimit.

Furra me mikrovalë duhet të vendoset në atë mënyrë që priza të jetë e disponueshme.

Furra me mikrovalë është parashikuar të përdoret vetëm e vendosur mbi banak. Furra me mikrovalë nuk duhet vendosur në dollap.

PARALAJMËRIM

(Vetëm për funksionin e mikrovalëve) - Opsional

PARALAJMËRIM: Kur pajisja përdoret në regjimin me kombinim, fëmijët duhet ta përdorin atë vetëm nën mbikëqyrjen e të rriturve për shkak të temperaturave të larta që krijohen.

Gjatë përdorimit pajisja nxehet. Duhet të bëni kujdes të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë.

4

GW731K-B_BOL_DE68-04092B-03_SQ_150212.indd 4

2015-02-14 �� 5:13:18

Page 148
Image 148
Samsung GW731K-B/BOL manual Pajisja nuk duhet pastruar me ujë, Paralajmërim