Samsung GW731K-B/BOL manual SI TË Veproni KUR Jeni NË Dyshim OSE KUR Keni NJË Problem, Samsung

Models: GW731K-B/BOL

1 252
Download 252 pages 11.67 Kb
Page 176
Image 176

SHQIP

SI TË VEPRONI KUR JENI NË DYSHIM OSE KUR KENI NJË PROBLEM

Nëse ju dalin ndonjë nga problemet e radhitura më poshtë, provoni zgjidhjet e dhëna.

Kjo është normale.

Kondensim brenda në furrë.

Qarkullim ajri rreth derës dhe kasës së jashtme.

Reflektim i dritës rreth derës dhe kasës së jashtme.

Dalje e avullit nga pjesa rreth derës ose nga vrimat e ajrosjes.

Furra nuk ndizet kur ju shtypni butonin Start (Fillo) ().

A është mbyllur plotësisht dera? Ushqimi nuk është pjekur aspak.

A e keni vënë siç duhet kohëmatësin dhe/ose a e keni shtypur butonin Start (Fillo) ()?

A është mbyllur dera?

A e keni mbingarkuar qarkun elektrik dhe a keni shkaktuar shpërthim të siguresës ose qark të shkurtër?

Ushqimi ose është i mbipjekur ose i papjekur mirë.

A është vendosur siç duhet kohëzgjatja e gatimit sipas llojit të ushqimit?

A është zgjedhur niveli i duhur i fuqisë?

Brenda në furrë shfaqen shkëndija dhe krisje (hark).

A keni përdorur enë me zbukurime metalike?

A keni lënë pirun ose enë të tjera metalike brenda në furrë?

A është letra e aluminit shumë pranë mureve të brendshme?

Llamba nuk funksionon.

Për arsye sigurie llambën nuk duhet ta zëvendësoni vetë. Kontaktoni kujdesin më të afërt për klientin të autorizuar nga Samsung që të sjellë një inxhinier të kualifikuar për të zëvendësuar llambën.

Furra krijon interferencë me radion ose televizorin.

Kur furra është në përdorim, mund të vihet re një interferencë e lehtë te televizori ose te radioja. Kjo është normale. Për të zgjidhur këtë problem, instalojeni furrën larg televizorit, radios dhe antenave.

Nëse interferenca diktohet nga mikroprocesori i furrës, ekrani mund të rivendoset. Për të zgjidhur këtë problem, hiqeni spinën e energjisë dhe vendoseni përsëri. Rivendosni orën.

Tymi dhe era e keqe gjatë funksionimit fillestar.

Është një situatë e përkohshme për shkak të ngrohjes së elementeve të

reja. Tymi dhe era do të zhduken tërësisht pas 10 minutash pune.

Për ta larguar erën më shpejt, vijeni furrën e mikrovalëve në punë duke vënë koncentrat apo lëng limoni në dollap.

Nëse udhëzimet e mësipërme nuk mundësojnë zgjidhjen e problemit, kontaktoni qendrën vendase të shërbimit për klientin të SAMSUNG. Ju lutemi lexoni informacionin e mëposhtëm;

Modeli dhe numrat e serisë janë të vendosura në pjesën e pasme të furrës

Hollësitë mbi garancinë

Një përshkrimi i qartë i problemit

Më pas kontaktoni shitësin tuaj lokal ose shërbimin pas shitjes të

SAMSUNG.

32

GW731K-B_BOL_DE68-04092B-03_SQ_150212.indd 32

2015-02-14 �� 5:13:34

Page 176
Image 176
Samsung GW731K-B/BOL manual SI TË Veproni KUR Jeni NË Dyshim OSE KUR Keni NJË Problem, Samsung