SHQIP

SI PUNON FURRA ME MIKROVALË

Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e çliruar mundëson gatimin ose ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar as formën as ngjyrën.

Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:

Shkrirje

Ringrohje/Gatim të çastit

Gatim

Parimi i gatimit.

1.Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni shpërndahen njëtrajtshëm me rrotullimin e ushqimit në pjatën rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet në mënyrë të njëtrajtshme.

2. Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një thellësi prej 1 inç (2,5 cm). Pastaj vazhdon gatimi ndërsa nxehtësia shpërndahet brenda ushqimit.

3.Koha e gatimit ndryshon sipas marrësit dhe karakteristikave të ushqimit:

Sasia dhe dendësia

Përmbajtja e ujit

Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)

Duke qenë se qendra e ushqimit gatuhet me shpërndarje të nxehtësisë, gatimi vazhdon edhe pasi e keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë libërth duhet respektuar për të garantuar:

Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.

Temperaturën e njëjtë brenda gjithë ushqimit

KONTROLLI NËSE FURRA FUNKSION SIÇ DUHET

Procedurat e thjeshta të mëposhtme ju mundësojnë të kontrolloni që furra funksionon siç duhet në çdo kohë. Hapeni derën e furrës duke shtypur butonin e madh në anën e djathtë në fund të panelit të kontrollit.

Së pari, vendosni një tas me ujë në pjatën rrotulluese. Më pas, mbyllni derën.

1. Shtypni butonin Power Level (Niveli i fuqisë) ( ) dhe caktojeni kohën në 4-5 minuta duke shtypur butonin 1 min sa herë duhet.

2.Shtypni butonin Start (Fillo) ( ).

Rezultati: Furra e ngroh ujin për 4 deri në

5 minuta. Uji duhet të fillojë të ziejë.

Furra duhet të futet në prizë të përshtatshme në mur. Pjata rrotulluese duhet të jetë në pozicionin e saj në furrë. Nëse përdoret nivel fuqie ndryshe nga maksimali, uji do të marrë më shumë kohë për të zier.

VENDOSJA E REGJIMIT TË KURSIMIT TË ENERGJISË

Furra ka një regjim për kursimin e energjisë. Ky opsion kursen energjinë kur furra nuk është në punë.

Shtypni butonin Kursim i energjisë ().

Për të hequr regjimin e kursimit të energjisë, hapni derën dhe më pas në ekran do të shfaqet ora aktuale. Furra është gati për t'u përdorur.

14

GW731K-B_BOL_DE68-04092B-03_SQ_150212.indd 14

2015-02-14 �� 5:13:29

Page 158
Image 158
Samsung GW731K-B/BOL manual SI Punon Furra ME Mikrovalë, Kontrolli Nëse Furra Funksion SIÇ Duhet