GATIMI/RINGROHJA
Procedura e mëposhtme shpjegon se si të gatuani ose të rinxehni ushqimin. GJITHMONË kontrolloni cilësimet e gatimit para se të largoheni nga furra. Së pari, vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese dhe mbylleni derën.
1. Vendoseni nivelin e fuqisë në maksimum duke rrotulluar çelësin KONTROLLI I FUQISË SË GATIMIT. (FUQIA MAKSIMALE: 800 W)
2. Vendosni kohën duke rrotulluar çelësin
KOHËMATËSI
Rezultati: Drita e furrës ndizet dhe pjata rrotulluese fillon të rrotullohet.
Kurrë mos e ndizni furrën me mikrovalë kur është bosh.
Ju mund ta ndryshoni nivelin e fuqisë gjatë gatimit duke rrotulluar çelësin KONTROLLI I FUQISË SË GATIMIT.
NIVELET E FUQISË
Ju mund të zgjidhni një nga nivelet e mëposhtme të fuqisë.
Niveli i fuqisë | Fuqia |
|
|
E LARTË | 800 W |
|
|
RINXEHJE | 700 W |
|
|
MESATARE E LARTË | 600 W |
|
|
MESATARE | 450 W |
|
|
MESATARE E ULËT | 300 W |
|
|
SHKRIRJE ( ) | 180 W |
|
|
E ULËT | 100 W |
|
|
Nëse zgjidhni nivel më të lartë fuqie, koha e gatimit duhet të ulet. Nëse zgjidhni nivel më të ulët fuqie, koha e gatimit duhet të rritet.
NDËRPRERJA E GATIMIT
Ju mund ta ndërprisni gatimin në çdo moment për të kontrolluar ushqimin.
1.Për ta ndërprerë përkohësisht;
Hapni derën.
Rezultati: Gatimi ndërpritet. Për të rifilluar gatimin, mbylleni derën.
2. Për ta ndërprerë plotësisht;
Rrotulloni çelësin KOHËMATËSI në “0”.
13