informacion sigurie

INFORMACION SIGURIE

Përpara përdorimit të pajisjes, lexojeni këtë manual deri në fund dhe mbajeni në një vend të sigurt pranë pajisjes, për referencë në të ardhmen.

Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin e saj të menduar, siç përshkruhet në këtë manual udhëzues. Kjo pajisje nuk është menduar që të përdoret nga persona (përfshirë fëmijë) me aftësi të kufi zuara fi zike, ndijimore ose mendore, ose që nuk kanë përvojë dhe njohuri, përveç rastit kur mbikëqyren ose iu jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.

Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme për sigurinë në këtë manual nuk i mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që të përdorni logjikën, të kini vëmendje dhe të bëni kujdes kur e instaloni, e mirëmbani dhe e përdorni pajisjen tuaj.

Duke qenë se udhëzimet vijuese të përdorimit mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e frigoriferit tuaj mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat e paralajmërimit mund të gjejnë zbatim. Nëse keni pyetje ose shqetësime, kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacion në linjë në www.samsung.com.

Simbole dhe masa të rëndësishme të sigurisë:

 

Rreziqet ose praktikat e pasigurta

PARALAJMËRIM

që mund të shkaktojnë lëndim të

rëndë të personave ose vdekje.

 

 

 

 

Rreziqet ose praktikat e pasigurta

 

që mund të shkaktojnë lëndim të

KUJDES

vogël të personave ose dëmtim

 

të pronës.

 

 

MOS e provoni.

MOS e çmontoni.

MOS e prekni.

Ndiqni udhëzimet me kujdes.

Hiqni spinën e korrentit nga priza në mur.

2_ informacion sigurie

Sigurohuni që makineria të jetë e tokëzuar për të parandaluar goditje elektrike.

Telefononi për ndihmë në qendrën

ekontaktit.

Shënim.

Këto shenja paralajmërimi janë vendosur këtu për të parandaluar lëndimin tuaj dhe të të tjerëve.

Ju lutemi, ndiqini ato me kujdes.

Pasi ta lexoni këtë seksion, ruajeni në një vend të sigurt për referencë në të ardhmen.

Njoftim i KE-së

Ky produkt është përcaktuar që të jetë në përputhje me Direktivën e tensionit të ulët (2006/95/KE), me Direktivën e përshtatshmërisë elektromagnetike (2004/108/KE) dhe me Direktivën e projektimit mjedisor (2009/125/KE) që zbatohet nga Rregullorja (KE) Nr. 643/2009 e Bashkimit Evropian.

SHENJAT E RËNDËSISHME TË PARALAJMËRIMIT PËR PARALAJMËRIM TRANSPORTIMIN DHE VENDIN

Kur e transportoni dhe e instaloni pajisjen, bëni kujdes të siguroheni që asnjë pjesë e qarkut ngrirës të mos jetë e dëmtuar.

-Gazi ftohës që rrjedh nga tubacioni mund të ndizet ose të shkaktojë lëndim të syve. Nëse diktohet rrjedhje, shmangni çdo fl akë të hapur ose burime të mundshme ndezjeje dhe ajroseni për disa minuta dhomën në të cilën ndodhet pajisja.

Për të shmangur krijimin e një përzierje të ndezshme gaz-ajër nëse ndodh një rrjedhje në qarkun e gazit ftohës, madhësia e dhomës në të cilën mund të jetë vendosur pajisja varet nga sasia e gazit ftohës që përdoret.

Mos ndizni kurrë një pajisje që tregon shenja dëmtimi. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin. Dhoma ku mund të jetë vendosur frigoriferi duhet të jetë me madhësi 1m³ për çdo 8g gaz ftohës R600a brenda pajisjes. Sasia e gazit ftohës në pajisjen tuaj përkatëse tregohet në pllakën e identifi kimit brenda pajisjes.

DA99-02291Q.indb Sec2:2

2011.7.14 9:55:56 AM

Page 146
Image 146
Samsung RSH7UNBP1/XEO manual Informacion sigurie, Informacion Sigurie, Simbole dhe masa të rëndësishme të sigurisë