SHENJA TË RËNDËSISHME PARALAJMËRUESE PËR
PARALAJMËRIM INSTALIMIN
•Mos e instaloni frigoriferin në një vend me lagështi ose ku mund të bjerë në kontakt me ujin.
-Dëmtimi i izolimit të pjesëve elektrike mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
•Mos e vendosni këtë frigorifer në dritë të drejtpërdrejtë të diellit ose mos e ekspozoni ndaj nxehtësisë së sobave, ngrohëseve të dhomës ose pajisjeve të tjera.
•Mos vendosni disa pajisje në të njëjtin bllok prizash.
Frigoriferi duhet që të vendoset gjithmonë në prizën e tij individuale, me tension nominal që përputhet me atë në pllakën e klasifi kimeve.
-Kjo ofron performancën më të mirë dhe parandalon gjithashtu mbingarkimin e qarqeve
të kabllove elektrike në shtëpi, të cilat mund të shkaktojnë rrezik zjarri nga kabllot e tejnxehur.
•Nëse priza në mur është e liruar, mos e fusni spinën. - Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
•Mos përdorni kordon që ka çarje ose dëmtim nga gërryerja përgjatë trupit ose në secilin skaj.
•Mos e përkulni shumë kordonin elektrik ose mos vendosni sende të rënda sipër tij.
•Mos përdorni aerosol pranë frigoriferit.
-Aerosolët e përdorur pranë frigoriferit mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr.
•Ky frigorifer, përpara se të përdoret, duhet të instalohet dhe të vendoset në përputhje
me manualin.
•Vendoseni spinën në pozicionin e duhur me kabllo të varur.
-Nëse e vendosni spinën në anën e kundërt, teli mund të këputet dhe të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
•Sigurohuni që spina të mos jetë e shtypur ose e dëmtuar në pjesën e pasme të frigoriferit.
•Kur ta lëvizni frigoriferin, bëni kujdes që të mos e
rrotulloni ose të mos e dëmtoni kordonin elektrik. - Kjo paraqet rrezik zjarri.
•Pajisja duhet të pozicionohet në mënyrë që spina të mund të arrihet pas instalimit.
• Frigoriferi duhet të tokëzohet.
-Frigoriferin duhet ta tokëzoni që të parandaloni rrjedhje të energjisë ose goditje elektrike që shkaktohen nga rrjedhja e korrentit nga frigoriferi.
•Mos përdorni kurrë tubat e gazit, linjat e telefonit ose pika të tjera rrufepritëse si tokëzim.
-Përdorimi i pasaktë i spinës së tokëzimit mund të shkaktojë goditje elektrike.
•Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ndërrojeni atë menjëherë nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit.
•Siguresa në frigorifer duhet të ndërrohet nga tekniku ose kompania e kualifi kuar e shërbimit.
-Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet goditje elektrike ose lëndim i personit.
SHENJA KUJDESI PËR KUJDES INSTALIMIN
•Mbajeni të lirë hapësirën e ajrimit në vendin e futjes së pajisjes ose në strukturën e montimit.
•Lejojeni pajisjen të qëndrojë për 2 orë pas instalimit.
SHENJA TË RËNDËSISHME PARALAJMËRIMI PËR
PARALAJMËRIM PËRDORIMIN
•Mos e vendosni spinën me duar të lagura.
•Mos vendosni sende mbi pajisje.
-Kur hapni ose mbyllni derën, sendet mund të bien dhe të shkaktojnë lëndim personi dhe/ose dëmtim material.
•Mos vendosni sende të mbushura me ujë mbi frigorifer.
- Nëse derdhen, ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
• Mos lejoni që fëmijët të varen te dera.
- Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet lëndim i rëndë i personit.
•Mos i lini të hapura dyert e frigoriferit ndërkohë që frigoriferi nuk mbikëqyret dhe mos i lini fëmijët të futen brenda në frigorifer.
-Ekziston rreziku i ngecjes së fëmijëve dhe i lëndimit serioz të personit për shkak të
temperaturës së ulët.
•Mos i vendosni kurrë gishtat ose objekte të tjera në vrimën e shpërndarësit.
-Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet lëndim personi ose dëmtim material.
•Mos vendosni në frigorifer substanca të avullueshme ose të ndezshme, si benzol, hollues, alkool, eter ose gaz të lëngshëm.
-Ruajtja e një prej këtyre produkteve mund të shkaktojë shpërthim.
informacion sigurie _3
2011.7.14 9:55:56 AM |