•Mos vendosni në prizë disa pajisje në të njëjtin zgjatues me shumë priza. Frigoriferi duhet të vendoset gjithmonë në prizën e vet individuale, e cila ka një normë voltazhi që përputhet me voltazhin e renditur në etiketën e specifikimeve të frigoriferit.
-Kjo siguron performancën më të mirë dhe parandalon gjithashtu mbingarkesën e qarqeve elektrike në shtëpi, të cilat mund të shkaktojnë rrezik zjarri nga mbi nxehja e kabllove.
•Nëse priza në mur është e lirë, mos e vendosni prizën e korrentit.
-Ekziston rreziku i goditjeve elektrike ose zjarrit.
•Mos përdorni një kabllo që ka dëmtime, çarjeje ose gërryerje, në gjatësinë e tij ose në fund.
•Mos e përkulni shumë kordonin elektrik apo të vendosni artikuj të rëndë mbi të.
•Mos e tërhiqni ose përkulni fort kabullin e korrentit.
•Mos e përdridhni ose lidhni kordonin elektrik.
•Mos e lidhni kordonin elektrik mbi një objekt metalik, të vendosni objekt të rëndë mbi kordonin elektrik, ta futni kordonin elektrik midis objekteve ose të shtyni kordonin elektrik në hapësirën prapa pajisjes.
•Kur lëvizni frigoriferin, bëni kujdes të mos e rrotulloni ose të dëmtoni kordonin elektrik.
-Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
•Mos e hiqni asnjëherë frigoriferin nga priza duke tërhequr kordonin elektrik. Kapni gjithmonë fort spinën dhe tërhiqeni drejt nga priza.
-Dëmtimi i kordonit mund të shkaktojë një qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike të përdoruesit.
Shqip 7
sigurie Informacione
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|