Informacione sigurie

sigurie Informacione

Kujdes gjatë pastrimit

KUJDES

Mos spërkatni ujë direkt mbi sipërfaqen e brendshme ose të jashtme të frigoriferit.

-Ekziston rreziku i zjarrit ose goditjeve elektrike.

Mos përdorni tharëse flokësh për të tharë pjesën e brendshme të frigoriferit.

Mos vendosni qiri të ndezur në frigorifer për të hequr erën e keqe.

-Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos spërkatni produkte pastrimi direkt mbi ekran.

-Letrat e printuara mbi ekran mund të hiqen.

Nëse ndonjë substancë e huaj si uji ka hyrë në pajisje, hiqeni spinën nga priza dhe kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit.

-Nëse nuk veprohet kështu kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Përdorni një copë të pastër dhe të thatë për të hequr substancat e huaja ose pluhurin nga kunjat e spinës elektrike. Mos përdorni një copë të njomë ose të lagësht kur pastroni spinën.

-Përndryshe ekziston rreziku i zjarrit ose goditjeve elektrike.

Mos e pastroni pajisjen duke spërkatur ujë drejtpërdrejt mbi të.

Mos përdorni benzinë, hollues, Clorox ose klorur për ta pastruar.

-Ato mund të dëmtojnë sipërfaqen e pajisjes dhe mund të shkaktojnë zjarr.

20  Shqip

Untitled-7 20

 

 

2018-01-09 ￿￿ 2:07:42