sigurie Informacione

Informacione sigurie

Nëse frigoriferi lëshon një aromë si të djegur ose tym, hiqeni menjëherë frigoriferin nga priza dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.

-Nëse nuk veprohet kështu kjo mund të shkaktojë rrezik goditjesh elektrike ose zjarri.

Hiqeni spinën elektrike nga priza para se të ndërroni llambat e frigoriferit.

-Përndryshe ekziston rreziku i goditjeve elektrike.

Nëse keni vështirësi me ndërrimin e dritës jo LED, kontaktoni me një qendër shërbimi të Samsung.

Nëse produkti është i pajisur me llamba LED, mos i çmontoni vetë Kapakët e llambave dhe llambat LED.

-Kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung.

Vendoseni fort spinën e korrentit në prizë.

Mos përdorni një spinë elektrike të dëmtuar, kordonë elektrikë të dëmtuar ose prizë muri të liruar.

-Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Kujdes gjatë përdorimit

KUJDES

Mos i ngrini përsëri ushqimet e ngrira që kanë shkrirë plotësisht. Mos vendosni pije të karbonizuara ose shkumëzuese në dhomën e ngrirësit. Mos vendosni shishe ose enë prej qelqi në ngrirës.

-Kur përmbajtja e tyre të ngrijë, qelqi mund të thyhet dhe të shkaktojë lëndime personale.

Përdorni vetëm bërësin e akullit që është dhënë me frigoriferin.

16  Shqip

Untitled-716

 

 

2018-01-09 ￿￿ 2:07:41