•Nëse në frigorifer ka pluhur ose ujë, hiqeni spinën e korrentit dhe kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.
-Përndryshe ekziston rreziku i zjarrit.
•Mos hipni mbi pajisje ose mos vendosni objekte (si për shembull rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë, lëndë kimike, objekte metalike, etj.) mbi pajisje.
-Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime.
•Duhet të hiqni të gjitha plastikat mbrojtëse para se ta vendosni produktin për herë të parë në prizë.
•Fëmijët duhet të monitorohen për të siguruar që të mos luajnë me unazat kapëse që përdoren për rregullimin e derës ose me kapëset e tubit të ujit.
-Ekziston rreziku i vdekjes nga mbytja në rast se një fëmijë gëlltit një unazë kapëse ose kapësen e tubit të ujit. Mbajini unazat kapëse dhe kapëset e tubit të ujit larg fëmijëve.
•Frigoriferi duhet të ketë një tokëzim të sigurt.
-Sigurohuni gjithmonë që të keni realizuar tokëzimin e frigoriferit para se të përpiqeni të kontrolloni ose të riparoni ndonjë pjesë të pajisjes. Shkarkimet elektrike mund të shkaktojnë goditje elektrike serioze.
•Mos përdorni asnjëherë tuba gazi, linja telefoni ose shufra të tjera që mund të tërheqin rrufetë për tokëzimin elektrik.
-Duhet ta tokëzoni frigoriferin për të parandaluar çdo rrjedhjeje të rrymës ose goditje elektrike të shkaktuara nga rrjedhja e rrymës prej frigoriferit.
-Kjo mund të shkaktojë një goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.
Shqip 9
sigurie Informacione
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|