Informacione sigurie

sigurie Informacione

Mbusheni depozitën e ujit, tabakanë e akullit dhe kubat e ujit vetëm me ujë të pijshëm (ujë mineral ose ujë të filtruar).

-Mos e mbushni depozitën me çaj, lëngje ose pije sportive, pasi kjo mund ta dëmtojë frigoriferin.

Mos hipni mbi pajisje ose mos vendosni objekte (si për shembull rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë, lëndë kimike, objekte metalike, etj.) mbi pajisje. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime. Mos vendosni një enë të mbushur me ujë mbi frigorifer.

-Nëse derdhen, ekziston rreziku i goditjeve elektrike.

Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e ngrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.

Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.

Mos shikoni drejtpërdrejt te llamba LED UV për periudha të gjata kohe.

-Kjo mund të shkaktojë lodhje të syve për shkak të rrezeve ultravioletë.

Mos e futni raftin e frigoriferit të kthyer përmbys. Bllokuesi i raftit nuk mund të funksionojë.

-Kjo mund të shkaktojë lëndime personale për shkak të rënies së raftit të xhamit.

Mbajini gishtat larg vendeve ku mund të "pickoheni". Hapësirat midis dyerve dhe kabinetit janë mjaft të vogla. Bëni kujdes kur hapni dyert nëse fëmijët janë pranë jush.

14  Shqip

Untitled-714

 

 

2018-01-09 ￿￿ 2:07:41