Konfigurimi fillestar

Kur TV-ja ndizet fillimisht, do të shfaqen një sërë treguesish në ekran të cilët do të ndihmojnë në konfigurimin e cilësimeve bazë. Shtypni butonin POWERP. Konfig. disponohet vetëm kur burimi është caktuar te TV.

1.Gjuha e menysë: Zgjedhja e gjuhës së menysë.

Shtypni butonin ▲ ose ▼, në vijim shtypni butonin ENTERE.

Zgjidhni gjuhën e dëshiruar të OSD-së (shfaqje në ekran).

2. Regj. i përdor.: Zgjedhja e Ruaj demo ose e Në shtëpi

Shtypni butonin ▲ ose ▼, në vijim shtypni butonin ENTERE.

Zgjedhja e modalitetit Në shtëpi. Modaliteti Ruaj demo është për mjediset e shitjes me pakicë.

Kur shtypet pulti i televizorit, shfaqet ekrani i menysë së funksioneve. Zgjidhni Meny(m) dhe shtypeni për mbi 5 sekonda duke përdorur pultin. Do të caktohet modaliteti Ruaj demo.

Anulojeni Ruaj demo duke zgjedhur Burimi() dhe duke e shtypur për mbi 5 sekonda.

Ruaj demo është vetëm për shfaqjen në dyqan. Nëse e zgjidhni, nuk do të mund të përdoren disa funksione. Zgjidhni Në shtëpi kur e përdorni për shikim në shtëpi.

3.Shteti (në varësi të shtetit): Zgjedhja e shtetit

Shtypni butonin ▲ ose ▼, në vijim shtypni butonin ENTERE. Zgjidhni shtetin e duhur.

Pasi të zgjidhni shtetin në menynë e shteteve, disa modele mund të ofrojnë dhe një opsion shtesë për të konfiguruar numrin PIN.

4.Sintonizimi automatik (Hapi 1): Zgjedhja e mënyrës së shikimit të televizorit

Le te kërkojm dhe ruajm kanalet ne TV tuaj.Doni të kërkoni kanalet?

Po,dua ti kerkoj.: Memorizon të gjitha kanalet e disponueshme duke përdorur kabllo RF.

Jo,nuk dua ti kërkoj: Nuk nevojitet përdorimi i sintonizimit të imët për të gjetur kanalet.

5.Sintonizimi automatik (Hapi 2): Zgjedhja e opsioneve të kërkimit

Zgjidhni sinjalin e dëshiruar të transmetimit dhe burimin e antenës. Shtypni butonin ▲/▼/◄/►, pastaj shtypni butonin ENTERE.

Gjatë caktimit të burimit të antenës te Kabllor, shfaqet një opsion që mundëson caktimin e vlerave numerike (frekuenca kanali) te kanalet. Për më shumë informacion drejtojuni Kanali → Sintonizimi automatik.

Shtypni butonin ENTERE në çdo kohë për të ndërprerë procesin e memorizimit. Shikoni kapitullin e-Manual “Risintonizimi i kanaleve > Sintonizimi automatik”

6.Ora: Caktimi i regjimit të orës

Auto: Caktoni automatikisht kohën aktuale.

Manual: Mundëson caktimin manual të orës dhe të datës aktuale.

7.Zona orare (në varësi të vendit): Caktimi i brezit tuaj orar

Ky hap disponohet vetëm kur regjimi i orës caktohet në Auto.

• Auto: Caktoni brezin orar automatikisht.

• Manual: Caktoni brezin orar manualisht.

Nëse zgjodhët Manual, mund të caktoni DST-në (ora verore) në Ndez ose Fik.. (në varësi të shtetit)

8. Konfig. u krye

Shtypni butonin ENTERE.

Do të shfaqen cilësimet në tërësi.

Nëse dëshironi të rivendosni këtë veçori…

Zgjidhni Sistemi - Konfig. (Konfigurimi fillestar). Futni numrin 4-shifrorPIN-it. Numri PIN i parazgjedhur është “0-0-0-0”. Nëse dëshironi të ndryshoni numrin PIN, përdorni funksionin Ndrysho PIN.

Duhet të bëni përsëri Konfig. (MENU → Sistemi) te baza megjithëse e bëtë nga dyqani.

Nëse harroni kodin PIN, shtypni butonat e telekomandës në regjimin e pritjes sipas rendit që vijon, gjë e cila e rivendos kodin PIN në “0-0-0-0”: MUTE → 8 → 2 → 4 → POWER (aktive).

Shqip

Shqip - 5