Lidhja me rrjetin

Lidhja e Smart TV me rrjetin jep akses në shërbimet në internet, si Smart Hub, si dhe në përditësimet e softuerëve.

Lidhja e rrjetit - Me valë

Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard.

Rrugëzuesi IP me valë ose modem i cili ka server DHCP

Foleja LAN në mur

Kablloja LAN (nuk jepet)

Masat paraprake për rrjetin me valë

•• Ky Smart TV mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g /n. Samsung-u rekomandon përdorimin e IEEE 802.11n. Në të kundërt, kur luani video përmes një lidhjeje rrjeti, videoja mund të mos luajë shtruar.

•• Për të përdorur rrjetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë. Nëse rrugëzuesi me valë mbështet DHCP-në, televizori mund të përdorë adresë DHCP ose statike për t'u lidhur me rrjetin me valë.

•• Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali i caktuar për rrugëzuesin me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/ ose ndërprerje të komunikimit.

•• Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem opsional sigurie. Duhet të krijoni një kod sigurie me anë të karaktereve dhe numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë të rrjetit me valë. Më pas ky kod sigurie nevojitet për t'u lidhur me rrjetin me valë.

Protokollet e sigurisë në rrjet

Televizori mbështet vetëm protokollet e mëposhtme të sigurisë në rrjetin me valë dhe nuk mund të lidhet me rrugëzuesit me valë të pacertifikuar:

•• Modalitetet e autentikimit: WEP, WPAPSK, WPA2PSK

•• Llojet e enkriptimit: WEP, TKIP, AES

Nëse rrugëzuesi me valë është caktuar në modalitetin Pure High-throughput (Greenfield) 802.11n dhe lloji i enkriptimit në WEP ose TKIP, Samsung Smart TV nuk do të mbështesë lidhjen në përputhje me specifikimet e reja të certifikimit Wi-Fi.

Nëse rrugëzuesi me valë mbështet WPS-në (konfigurim i mbrojtur Wi-Fi), është e mundur të lidheni me rrjetin nëpërmjet PBC-së (konfigurim me shtypje butoni) ose PIN-it (numër personal identifikimi). WPS-ja i konfiguron automatikisht cilësimet e kodit SSDI dhe WPA.

Shqip - 10

[UF5500-XH]BN68-04825S-03L16.indb 10

 

 

2013-11-14 ￿￿ 2:51:28