Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën e televizorit

Regjistrimi i pajisjes së jashtme

11Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën do të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe shfaqni ekranin Burimi.

21Zgjidhni Konfig. i telekomandës universale në krye të ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit të telekomandës universale.

31Ndiqni udhëzimet në ekran dhe regjistroni pajisjen e jashtme.

Përdorimi i telekomandës

Regjistrimi i pajisjes së jashtme në telekomandën e televizorit regjistron gjithashtu edhe folenë nëpërmjet të cilës lidhet pajisja. Po kështu, thjesht duke zgjedhur pajisjen e jashtme me anë të butonit SOURCE mundëson kontrollimin e pajisjes me anë të telekomandës së televizorit.