Përdorimi i panelit Në televizor

Në televizor

PËR TY

Udhëz.

Pamja me vijë kohore

Në trend

"Ekrani i menysë mund të ndryshojë në varësi të modelit të televizorit.

"Ky shërbim ose disa funksione të tij mund të mos disponohen në disa shtete apo rajone.

"Ofrimi i materialeve të rekomanduara varet nga modeli dhe zona përkatëse.

Paneli i Smart Hub Në televizor mundëson shfaqjen e listave të programeve për kanalet e rekomanduara ndërkohë që shikoni televizor. Më pas mund të kaloni te një program në listën e rekomandimeve ose të konfiguroni Planifiko shikimin për një program në vijim.

"Përpara se të përdorni Në televizor, kontrolloni nëse televizori është i lidhur me internetin. Televizori duhet të jetë i lidhur me internetin me qëllim që të përdoret Në televizor.

"Kanalet ose programet e rekomanduara nga Në televizor mund të ndryshojnë nga ato aktuale në varësi të ofruesit të informacionit të transmetimit.

Zgjidhni programin e dëshiruar nga lista e rekomandimeve. Mund të shihni menjëherë programin e zgjedhur nëse po transmetohet aktualisht ose mund të kaloni në ekranin e informacionit të detajuar të programit nëse ai nuk është transmetuar ende.

"Zgjidhni nga ekrani për të ndryshuar listën e materialeve të rekomanduara.

"Shfaqet shiriti i ecurisë për programin që po transmetohet. Për programin në vijim shfaqet koha e mbetur deri në transmetim.