Lëvizni në shiritin e navigimit në pjesën e poshtme të ekranit për të përdorur opsionet e mëposhtme:

●● Shikimi i listës së programeve të kanaleve dixhitale

Zgjidhni Udhëz. në fund të ekranit për të parë shpejt listën e programeve të secilit kanal dixhital. Mund të kontrolloni planifikimin e programeve dhe madje të konfiguroni Planifiko shikimin.

"" Udhëzuesi ofron informacione vetëm për kanalet dixhitale. Kanalet analoge nuk mbështeten.

●● Rekomandimet për programet sipas kohës

Zgjidhni Pamja me vijë kohore në fund të ekranit për të parë rekomandimet e programeve për orare të ndryshme të ditës.

●● Videot më të përdorura

Zgjidhni Në trend në fund të ekranit për të parë materialet më në trend ose më të ndjekura.