Kalimi në ekranin Panel (Paneli)

Zgjidhni butonin për të hapur Ekrani i parë dhe zgjidhni ikonën Panel (Paneli). Në ekranin Panel (Paneli) për çdo panel shërbimi disponohet sa më poshtë:

"Përdorimi varet nga modeli dhe rajoni specifik.

SAMSUNG APPS

Mund të shijoni një shumëllojshmëri aplikacionesh falas ose me pagesë për lajmet, sportin, motin dhe lojërat në televizor siç do të bënit në një celular inteligjent ose tabletë.

Në televizor

Programet aktuale mund t'i shikoni shpejt në televizor dhe mund të shikoni rekomandimet për programet sipas kanaleve dhe rekomandimet e programeve sipas kohës nga programet që do të transmetohen.

Përdorimi i Tutoriali i Smart Hub

Mbështet > Tutoriali i Smart Hub

Nga menyja Mbështet zgjidhni Tutoriali i Smart Hub. Kjo do t'ju njohë me bazat dhe panelet e Smart Hub.

Rivendosja e Smart Hub

Smart Hub > Rivendos Smart Hub Provo tani

Rivendosni të gjithë informacionin e ruajtur në lidhje me llogaritë Samsung dhe llogaritë e ngjashme të shërbimit, si edhe marrëveshjet e shërbimit dhe aplikacionet e Smart Hub.