Një vështrim i shpejtë në shiritin e komandave dhe të gjendjes

Hapni Web Browser për ta shfaqur shiritin e komandave dhe të gjendjes në krye të ekranit. Disponohen artikujt e mëposhtëm:

Pas

Kaloni te faqja e mëparshme.

Përpara

Kaloni te faqja vijuese.

Faqeshënuesit dhe historiku

Kaloni në ekranin Faqeshënuesit dhe historiku. Në këtë ekran, shtoni faqen aktuale te faqeshënuesit ose zhvendosni, redaktoni ose fshini një faqe të shënuar. Hyni lehtësisht në faqet e vizituara duke kaluar në ekranin History (Historiku).

Faqja kryesore Kaloni në ekranin kryesor.

Shiriti i adresës

Kontrolloni adresën e faqes aktuale ose jepni adresën e një faqeje interneti për të kaluar te faqja.

Rifreskim / Ndal

Ringarkoni faqen aktuale ose ndërprisni ringarkimin e saj.