Shto te Faqeshën.

Shtojeni faqen aktuale te Bookmarks (Faqeshënuesit).

Kërko

Bëni kërkim me fjalë kyçe duke përdorur motorin e kërkimit të specifikuar sipas përdoruesit.

"Për të ndryshuar motorin e kërkimit, zgjidhni ikonën dhe më pas zgjidhni një motor kërkimi te menyja Cilëso motorin e kërkimit.

Zmadh

Zmadhoni ose zvogëloni faqen aktuale të internetit.

Shfl. i lidhjes / Shfletimi me treg.

Zgjidhni një nga dy mënyrat e shfletimit që mbështeten nga Web Browser.

Cilësimi

Konfiguroni cilësimet Web Browser.

Mbyll

Dilni nga Web Browser.

Skedë e re

Hapni një skedë të re.

Preferencat për shfletimin

Zgjidhni artikullin në ekran. Konfiguroni cilësimet e shfletimit sipas nevojave ose dëshirës suaj.

"Disa artikuj mund të mos disponohen në varësi të faqes së internetit. Artikujt që nuk disponohen janë me ngjyrë gri.

Aktivizo Kapjen / Çaktivizo Kapjen

Shtyp Fut dhe pastaj tastet shigjetë në pult që të aktivizosh Kapjen. Rishtyp Fut për të çaktivizuar Kapjen pasi të lëvizësh artikujt në ekran në pozicionin që do.

Sajtet e miratuara

Për të parandaluar hyrjen e fëmijëve në faqe të papërshtatshme interneti, kufizoni hyrjen në faqet e internetit të regjistruara paraprakisht.

"Kur zgjidhni Sajtet e miratuara, do t'ju kërkohet të jepni fjalëkalimin. Jepni fjalëkalimin. Fjalëkalimi i parazgjedhur është 0000.

Veçoria e Sajteve të miratuara: Aktivizoni/çaktivizoni Veçoria e Sajteve të miratuara.

Rivendos fjalëkal. për Sajtet miratuar.: Ndryshoni fjalëkalimin.

Shto sajtin akt.: Shtoni faqen aktuale të internetit te Sajtet e miratuara.

Menaxho Sajtet e miratuara: Jepni adresën e faqes së internetit që dëshironi të shtoni te Sajtet e miratuara ose zgjidhni një faqe nga lista dhe fshijeni.

"Aktivizimi i Veçoria e Sajteve të miratuara pa faqe interneti të renditura kufizon hyrjen në çdo faqe.