![](/images/backgrounds/362626/362626-032x1.png)
Shkrimi i tekstit nëpërmjet QWERTY
Blloku i tasteve QWERTY shfaqet kur ju duhet të shkruani tekst (dhënia e fjalëkalimit të rrjetit, identifikimi në llogarinë tuaj Samsung etj.), duke ju mundësuar shkrimin me anë të telekomandës.
Përdorimi i funksioneve shtesëZgjidhni | në ekranin e tastierës QWERTY. Disponohen opsionet e mëposhtme: |
●Gjuha
Zgjidhni një gjuhë nga lista.
●Teksti i rekomanduar
Aktivizoni/çaktivizoni funksionin e tekstit të rekomanduar. Aktivizimi i funksionit Teksti i rekomanduar mundëson shkrimin e shpejtë të tekstit duke nisur me germat që shkrove e duke shfaqur fjalë të rekomanduara. Për shembull, për të shkruar fjalën "Internet", gjithçka që duhet të bëni është të shkruani "In" dhe të zgjidhni fjalën "Internet" nga lista e fjalëve të rekomanduara. Fjala memorizohet që të mund të rishkruani të njëjtin tekst më me lehtësi.
●Rivendos të dhënat e rekomanduara të tekstit
Fshini së bashku fjalët e rekomanduara dhe të memorizuara për të pastruar listën.
●Parashiko shkronjën tjetër
Aktivizoni/çaktivizoni funksionin Text Prediction (Parashikimi i tekstit). Aktivizimi i funksionit Text Prediction (Parashikimi i tekstit) eliminon nevojën për të gjetur dhe për të zgjedhur taste germash veç e veç. Për shembull, për të shkruar fjalën "Internet", zgjidhni "I". Pastaj do të shfaqet fjala e parashikuar në krah të tastit I. Thjesht zgjidhni fjalën e parashikuar për të shkruar "Internet".
"Ky funksion kufizohet në fjalët që janë shtuar më parë në fjalor.