Lidhja e pajisjeve me televizorin

Mund të lidhni disa pajisje të jashtme me anë të foleve në pjesën e pasme të produktit. Kontrolloni foletë dhe drejtojuni udhëzimeve të montimit që jepen, për më tepër informacion mbi pajisjet e jashtme që mbështeten.

Lidhja në folenë e NDËRFAQES SË PËRBASHKËT (foleja e kartës së shikimit të televizorit)

-- Fikni televizorin për të lidhur ose shkëputur kartën CI ose përshtatësin e kartës CI.

Vendosja e përshtatësit të kartës CI

Vendoseni përshtatësin siç tregohet.

-- Për të instaluar përshtatësin e KARTËS CI, hiqni ngjitësen nga televizori. Për të lidhur përshtatësin e KARTËS CI, ndiqni këto hapa.

-- Rekomandojmë vendosjen e përshtatësit përpara instalimit të bazamentit për mur ose futjes së "KARTËS CI ose CI+".

1. Futni përshtatësin e KARTËS CI tek dy vrimat në produktin 1.

-- Gjeni dy vrimat në pjesën e pasme të televizorit, pranë folesë COMMON INTERFACE.

2.Lidhni përshtatësin e KARTËS Cl me folenë COMMON INTERFACE në produktin 2.

3.Futni “KARTËN CI ose CI+”.

Rekomandojmë që ta vendosni përshtatësin e kartës CI dhe ta fusni kartën CI (karta e shikimit) përpara se ta montoni televizorin në mur, pasi mund të jetë e vështirë dhe e rrezikshme ta bëni këtë kur televizori është në mur.

Shqip

Shqip - 7

Page 227
Image 227
Samsung UE48H6850AWXZF, UE55H6850AWXXH manual Lidhja e pajisjeve me televizorin, Vendosja e përshtatësit të kartës CI