Montimi i televizorit te mbajtësja

Sigurohuni që t'i keni të gjithë aksesorët e treguar dhe që ta montoni mbajtësen duke ndjekur udhëzimet e dhëna për montimin.

Montimi i televizorit në mur me anë të bazamentit për mur (opsional)

Nëse e montoni këtë produkt në mur, duhet të montohet vetëm siç rekomandohet nga prodhuesi. Në rast se nuk montohet siç duhet, produkti mund të rrëshqasë ose të rrëzohet, duke shkaktuar dëmtime serioze te fëmijët apo të rriturit dhe dëmtime serioze në produkt.

Instalimi i bazamentit për mur

Bazamenti për mur (shitet veçmas) mundëson montimin e televizorit në mur.

Për të montuar bazamentin për mur, përdorni bukëpeshkun mbrojtës që vjen me paketimin e televizorit. Vendoseni televizorin përmbys dhe vendosni vidat.

Për montimin e shiritit të zërit dhe të televizorit me anë të bazamentit për mur, sigurohuni të montoni përpara shiritin e zërit në televizor dhe më pas televizorin. Për informacion të hollësishëm, shihni udhëzimet që vijnë me shiritin e zërit.

-- Instalimi i shiritit të zërit me bazamentin për mur mund të mos mbështetet për rajonin ose modelin specifik.

Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin e bazamentit për mur, drejtojuni udhëzimeve që vijnë me bazamentin. Rekomandojmë që të kontaktoni me teknikun për ndihmë gjatë instalimit të kapëseve të bazamentit për mur. Nuk këshillojmë që ta bëni vetë montimin. Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për dëmtime të produktit ose për lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.

Mbërthyesja

Televizor

për montim

Përshtatësi

në mur

për montim

 

 

në mur

C

Përpara se të instaloni bazament tjetër për mur, montoni përshtatësin e bazamentit që vjen veçmas me televizorin. -- Drejtojuni "Manualit të instalimit" që vjen me bazamentin për mur.

Specifikimet e bazamentit për mur (VESA)

Bazamenti për mur nuk ofrohet, por shitet veçmas. Instalojeni bazamentin për mur në një mur të fortë vertikal me dyshemenë. Për vendosjen e bazamentit për mur në materiale të tjera ndërtimi, kontaktoni shitësin më të afërt. Nëse produkti instalohet në tavan ose në mur të pjerrët, mund të rrëzohet dhe të shkaktojë lëndime të rënda.

-- Përmasat standarde të bazamentit për mur tregohen në tabelën më poshtë.

-- Kur blini bazamentin për mur, ju jepet një manual i hollësishëm instalimi dhe të gjitha pjesët e nevojshme për montim. -- Mos përdorni vida që nuk përputhen me specifikimet e vidave standarde VESA.

-- Mos përdorni vida më të gjata se përmasat standarde ose që nuk përputhen me specifikimet për vidat standarde VESA. Vidat më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në brendësi të televizorit.

Shqip - 4

Page 224
Image 224
Samsung UE55H6850AWXXH, UE48H6850AWXXH, UE55H6850AWXZF Montimi i televizorit te mbajtësja, Instalimi i bazamentit për mur