Konfigurimi fillestar

Dritarja e konfigurimit fillestar shfaqet kur televizori aktivizohet për herë të parë. Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar procesin e konfigurimit fillestar, duke përfshirë zgjedhjen e gjuhës së menysë, kërkimin për kanale, lidhjen me rrjetin dhe më shumë. Gjatë çdo hapi, bëni një zgjedhje ose kapërcejeni hapin. Mund ta kryeni këtë proces manualisht më vonë në menynë Sistemi > Konfig..

-- Nëse lidhni pajisje në HDMI1 përpara se të nisni instalimin, Burimi i kanalit do të ndryshojë automatikisht në Kutia konfiguruese e sipërme.

-- Nëse nuk dëshironi të zgjidhni Kutia konfiguruese e sipërme, zgjidhni Antena.

Ndërrimi i fjalëkalimit

Sistemi > Ndrysho PIN

Ndryshimi i fjalëkalimit të televizorit.

1.Hapni Ndrysho PIN dhe futni fjalëkalimin aktual në fushën e fjalëkalimit. Fjalëkalimi fillestar është “0-0-0-0”.

2.Jepni një fjalëkalim të ri dhe rifuteni për ta konfirmuar. Ndryshimi i fjalëkalimit përfundon.

-- Nëse keni harruar kodin PIN, shtypni butonat në rendin vijues për ta rivendosur PIN-in“0-0-0-0”:

Për telekomandën standarde: Në modalitet pritjeje: MUTE → 8 → 2 → 4 → POWER (Ndez )

Për Samsung Smart Control: Kur ndizet televizori: MUTE → Volumi lart → RETURN → Volumi poshtë → RETURN → Volumi lart → RETURN

Shqip

Zgjedhja e burimit të videos

Mund të zgjidhni pajisje të lidhur të jashtme me anë të butonit

SOURCE.

Për shembull, për të kaluar te konsola e lojërave e lidhur në folenë e dytë HDMI, shtypni SOURCE. Nga lista Burimi, zgjidhni HDMI2 për ta ndryshuar sinjalin hyrës në modalitet HDMI. Emrat e folesë mund të ndryshojnë në varësi të produktit.

Opsionet e mëposhtme disponohen në ekranin Burimi

Butoni TOOLS

Zgjidhni një fole të lidhur me një pajisje të jashtme dhe shtypni e mbani butonin "Enter". Ofrohen funksionet e mëposhtme:

-- Opsionet e disponueshme për secilën fole mund të ndryshojnë.

Shto Emrin

Riemërtoni pajisjet e lidhura me televizorin për identifikim më të lehtë të burimeve të jashtme.

Për shembull, kompjuterin e lidhur me televizorin me anë të kabllos HDMI-DVI mund ta caktoni si DVI PC.

Përndryshe, kompjuterin e lidhur me televizorin me anë të kabllos HDMI caktojeni thjesht si PC.

Gjithashtu, pajisjen AV të lidhur me televizorin me anë të kabllos HDMI-DVI mund ta caktoni si Pajisjet DVI.

Informacion

Shikoni informacione të detajuara për pajisjet e lidhura.

Anynet+ (HDMI-CEC)

Shfaq një listë pajisjesh të lidhura me televizorin dhe që përputhen me Anynet+ (HDMI-CEC).

-- Ky funksion disponohet vetëm me Anynet+ (HDMI- CEC) të caktuar në Ndez .

Hiq USB-në

Përdoret për ta hequr në mënyrë të sigurt pajisjen USB të lidhur me televizorin. Ky opsion disponohet vetëm kur zgjidhet pajisje USB.

Shqip - 13

Page 233
Image 233
Samsung UE48H6850AWXXH manual Konfigurimi fillestar, Zgjedhja e burimit të videos, Ndërrimi i fjalëkalimit, Butoni Tools