Futja e baterive në Samsung Smart Control

Për të përdorur Samsung Smart Control, fillimisht drejtojuni figurës së mëposhtme dhe futni bateritë në njësi.

-- Tërhiqni me kujdes kapësen e kapakut të folesë së baterive dhe hiqeni tërësisht kapakun pasi të lirohet. -- Vendosni 2 bateritë alkaline AA, duke u siguruar që t'i vendosni siç duhet polet pozitive dhe negative.

-- Vendosni kapakun e baterive në telekomandë dhe fusni pjesën e sipërme të kapakut brenda telekomandës.

-- Shtypni kapëset në të dyja anët e kapakut të baterive në rendin e treguar, në mënyrë që kapaku të bashkohet plotësisht me telekomandën.

Ndezja e televizorit

Ndezja e televizorit me anë të butonit Pnë telekomandë ose në panelin e televizorit. -- Ngjyra dhe forma e produktit mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

-- Pulti i televizorit, një buton i vogël i ngjashëm me levë në pjesën e pasme djathtas televizorit, mundëson komandimin e televizorit pa telekomandë.

Menyja e funksioneve

m R

P

Telekomanda e televizorit

Sensori i telekomandës

Gjatë përdorimit të Samsung Smart Control, llamba e modalitetit në pritje nuk funksionon (përveç butonit P).

Shqip - 12