Shfaqja e telekomandës në ekran (telekomanda virtuale)

Shtypni butonin KEYPAD për të shfaqur telekomandën virtuale në ekran. Mund t'i fusni me lehtësi shifrat, të kontrolloni materialet dhe të përdorni butonat e televizorit me anë të telekomandës virtuale.

-- Butonat e telekomandës virtuale mund të ndryshojnë në varësi të gjendjes aktuale të televizorit.

Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën e televizorit (Konfig. i telekomandës universale)

Sistemi > Konfig. i telekomandës universale

-- Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Veçoria e telekomandës universale mundëson komandimin e dekoduesve kabllorë, luajtësve për Blu-ray, sistemeve të kinemasë dhe të pajisjeve të tjera të jashtme të lidhura me televizorin, me anë të telekomandës së televizorit. Për të përdorur telekomandën e televizorit si telekomandë universale, duhet së pari duhet të lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe (e përfshirë).

-- Mund ta përdorni funksionin Anynet+ (HDMI-CEC) edhe për të komanduar disa pajisje të jashtme Samsung me telekomandën e televizorit pa konfigurime shtesë. Për më tepër informacion, drejtojuni "e-Manual".

-- Disa pajisje të jashtme të lidhura me televizorin mund të mos e mbështesin funksionin e telekomandës universale.

Konfigurimi i telekomandës universale

Lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe me folenë e daljes infrakuqe të televizorit siç tregohet në skemë dhe vendoseni transmetuesin brenda 10 cm nga marrësi i pajisjes së jashtme të drejtuar në drejtim të marrësit të telekomandës. Megjithatë, nuk duhet të ketë pengesa midis kabllos zgjatuese infrakuqe dhe pajisjes së jashtme. Prania e pengesave ndërhyn në transmetimin e sinjalit të telekomandës.

-- Kur përdorni pajisje të jashtme të regjistruar me telekomandën universale në Samsung Smart Control, mund të përdorni pajisjen e jashtme pa lidhur kabllo zgjatuese infrakuqe. Megjithatë, nëse dëshironi të përdorni pajisje të jashtme me anë të Kontrolli zanor, sigurohuni që të lidhni një kabllo zgjatuese infrakuqe.

10 cm

Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën e televizorit

1.Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën do të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe shfaqni ekranin Burimi.

2.Zgjidhni Konfig. i telekomandës universale në pjesën e sipërme të ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit të telekomandës universale.

3.Ndiqni udhëzimet në ekran dhe regjistroni pajisjen e jashtme.

Shqip

Shqip - 17

Page 257
Image 257
Samsung UE55HU8200TXXH manual Shfaqja e telekomandës në ekran telekomanda virtuale, Konfigurimi i telekomandës universale